Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pistë atletike dhe fushë e re futbolli në Universitetin e Sporteve, Kumbaro: Standard i ri

11:59 / March 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6001c714 5ae6 422d 84e6 bc72fbd8bdcd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka inspektuar këtë të martë, më 17 mars, nga afër punimet për ndërtimin e pistës së atletikës dhe fushës së re të futbollit në Universitetin e Sporteve të Tiranës.

E shoqëruar nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa, ministrja Kumbaro tha se “Kemi fushën e futbollit dhe pistën e atletikës për të kombinuar të gjitha disiplinat. Kjo do të realizohet sipas standardeve më të mira, sepse është një investim shumë i rëndësishëm.”

Duke e konsideruar një investim të domosdoshëm, Kumbaro theksoi se projekti synon të vendosë një standard të ri në infrastrukturën sportive universitare, që shërben drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të studimit, si edhe në rritjen e performancës së sportistëve profesionistë dhe të komunitetit sportiv në përgjithësi.

“Gjithmonë e më shumë po e vëmë sportin si një prioritet jo vetëm si profesion. Sporti është kthyer në një domosdoshmëri për mirëqenien e popullsisë: cilësi jete, emancipim dhe sidomos kur jemi më shumë se kurrë të sfiduar nga teknologjia. Nëse ne nuk e sfidojmë fort për të ofruar mundësinë për sport, mundësia për sport nuk bëhet me detyrim, por bëhet duke i dhënë kënaqësi. Ndaj ky është një universitet që prodhon të gjithë ata që do të jenë jo vetëm ekspertë dhe specialistë, por edhe njerëz të cilët duhet të dinë ta bëjnë sportin të dashur. Por pa kushtet fizike kjo gjë nuk mund të bëhet, ndaj ky investim është i domosdoshëm”, tha Kumbaro.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Fidel Ylli, nga ana tjetër tha se “Laboratorët janë ndër më të mirët në Evropë dhe ne sjellim sportistët elitarë për t’i testuar”.

Në kuadër të këtij investimi, Ministria e Arsimit po financon në Universitetin e Sporteve: rikonstruksionin e fushës së futbollit, ndërtimin e pistës së atletikës, rrethimin e ambientit sportiv. Sipas parashikimeve, këto investime pritet të përfundojnë në muajin maj të këtij viti.

Ndërtimi i fushës së futbollit dhe i pistës së atletikës, si edhe investimet e tjera të realizuara në Universitetin e Sporteve gjatë viteve të fundit për përmirësimin e infrastrukturës laboratorike, janë pjesë e një harte më të gjerë investimesh dhe nismash që qeveria shqiptare po ndërmerr për të mbështetur sportin dhe edukimin fizik të të rinjve, duke filluar që nga arsimi parauniversitar.

fushë futbolli kumbaro Pistë atletike universitetin e sporteve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.