Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Demo: 400 aplikime për Paketën e Maleve me mundësi të lartë suksesi

13:46 / March 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
14845cee 20ff 4027 86a2 1a4051995a79
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se procesi i aplikimeve për zonat prioritare po ecën me ritme pozitive, ndërsa numri i aplikantëve po rritet në mënyrë të vazhdueshme.

Gjatë një konference për mediet, Demo bëri të ditur se deri tani ka 400 aplikime, të cilat kanë probabilitet shumë të lartë suksesi.

Sipas tij, këto aplikime i përkasin zonave prioritare që tashmë janë shpallur dhe miratuar nga bashkitë përkatëse, duke rritur mundësinë për sukses në fazat e mëtejshme të procesit.

Ministri theksoi se objektivi prej 1000 aplikimesh deri në fund të vitit 2026 është realist.

Demo bëri të ditur se institucionet qendrore po punojnë ngushtë me bashkitë për të përshpejtuar procedurat, të cilat kërkojnë përgatitje teknike dhe nuk janë të thjeshta për t’u realizuar.

“Po bëjmë çmos që të asistojmë bashkitë në këtë moment sepse vetë miratimi i zonave prioritare ka një procedurë të caktuar qoftë dhe nga pikëpamja teknike që nuk është automatike ose e lehtë për vetë bashkitë. Jemi duke bashkëpunuar fort dhe me AKPT dhe me ASIG-un dhe me bashkitë që ta bëjmë këtë proces të aplikimit nga ana e bashkive për zonat prioritare sa më të shpejtë. Pas miratimit të zonave prioritare nga qeveria, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në nivel lokal dhe vetë bashkia duhet të ndjekë hapat që ligji parashikon”, u shpreh Demo.

Megjithatë, ministri theksoi se procesi është ende në fazë rregullative dhe rezultatet konkrete do të shihen më vonë. Demo vlerësoi angazhimin e bashkive, duke theksuar rëndësinë e këtij instrumenti për zhvillimin ekonomik vendor.

“Procesi akoma nuk e tregon se çfarë do të ndodhë nga pikëpamja e aplikimeve të suksesshme, pasi kjo është në fazë rregullative dhe duke ecur shpejt me këtë fazë, shumë shpejt do të kemi një produkt real dhe produkti real do të vijë shumë shpejt dhe në numra të konsiderueshëm. Arsyeja pse ky proces po ecën mirë që është se vetë bashkitë e kuptojnë sesa instrument i rëndësishëm është ky për vetë bashkitë për zhvillimin e ekonomik real”, tha Demo.

ervin demo Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Paketa e Maleve suksesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.