Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA-të goditje hakerave iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

10:23 / March 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9761
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka bllokuar disa faqe interneti që, sipas tij, janë përdorur nga Irani me qëllim përhapjen e propagandës dhe shënjestrimin e kundërshtarëve.

Sipas autoriteteve amerikane, Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë e Iranit përdorte këto katër faqe për të publikuar të dhëna të ndjeshme të vjedhura gjatë sulmeve kibernetike, si dhe për të bërë thirrje për dhunë ndaj gazetarëve, kundërshtarëve të regjimit dhe shtetasve izraelitë.

Mes hakerave të shënjestruar janë edhe grupi famëkeq “Homeland Justice”, i cili ka goditur Shqipërinë disa herë në të kaluarën dhe së fundmi, duke treguar përmasën globale të kërcënimeve kibernetike.

Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, paralajmëroi se “propaganda terroriste në internet mund të nxisë dhunë reale”, ndërsa drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se agjencia do të ndjekë çdo person të përfshirë në këto kërcënime dhe sulme kibernetike.

Këto masa vijnë në një periudhë tensionesh të larta, ndërsa raportime për sulme në institucione në SHBA po hetohen si akte terroriste.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, disa nga këto faqe kishin publikuar të dhëna të ndjeshme për rreth 190 persona të lidhur me qeverinë izraelite, si dhe kishin përfshirë kërcënime dhe thirrje për sulme të ndryshme.

Ndërkohë, autoritetet amerikane theksojnë se këto veprime kanë për qëllim të frikësojnë kritikët e regjimit iranian dhe të pengojnë raportimin e pavarur.

Hera e fundit që u raportua një sulm nga hakerat (me mbështetje nga Irani) ndaj vendit tonë, ishte më 10 mars të këtij viti, kur u raportua “goditje” ndaj sistemit të IT-së së Kuvendit të Shqipërisë.

Më herët, në qershor 2025, kohë kur nxorrën jashtë funksionit faqen e Web-it të bashkisë Tiranë.

Ndërkohë, në vitin 2022, disa grupe të sofistikuara hakerash mbështetur nga shteti i Iranit sulmuan shërbimet online në vend. Këto u bënë shkak që qeveria shqiptare të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit duke dëbuar përfaqësinë diplomatike që ndodhej në Shqipëri, si përgjigje ndaj sulmit kibernetik. 

Sulmet e “Homeland Justice” vijuan ndaj disa institucioneve të rëndësishme shtetërore në vitin 2023 dhe ndaj INSTAT në vitin 2024.

goditje hakerave iranianë SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.