Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Falja e Bajramit, besimtarët mbushin Xhaminë e Madhe në Mekë

12:42 / March 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9772
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në Xhaminë e Madhe në Mekë për të kryer faljen e Bajramit, duke shënuar kështu përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, të konsideruar muaj të përkushtimit, lutjes dhe agjërimit.

Këtë ditë feste, pjesëmarrësit e mbërritur nga vende të ndryshme të botës, zgjodhën ta kremtojnë në njërin prej vendeve më të shenjta të Islamit. Në mesin e tyre, ishte edhe vetë Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Atmosfera që mbizoteroi në qytetin e shenjtë të Mekës ishte ajo e përkushtimit, respektit dhe harmonisë. Besimtarët u bashkuan në lutje kolektive, duke falenderuar Allahun për udhëheqjen dhe durimin gjatë këtij muaji të vetëkontrollit dhe sakrificës. Xhamia e Madhe, me Qabenë e shenjtë në qendër, shërben si vendi kryesor i ketij kremtimi, ku ritmet e lutjeve dhe këndimi i Kur’anit krijojnë një atmosferë të veçantë shpirtërore.

Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme për myslimanët, shënon përfundimin e agjërimit njëmujor dhe nisjen e një periudhe reflektimi, faljes, solidaritetit dhe bashkimit familjar. Gjatë kësaj dite, besimtarët gjithashtu kryejnë veprime bamirësie, dhurojnë për të varfrit dhe takohen me familjarë e të afërm, duke përforcuar lidhjet shoqërore dhe shpirtërore që janë në thelb të besimit islam.

bajramit besimtarët falja Mekë Xhaminë e madhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.