Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! Përgatitje për zgjedhjet e 2027 dhe votimet brenda partisë

19:32 / March 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama AK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi bëri ndryshimet në qeveri, Edi Rama ka kthyer sytë nga partia. Të shtunën e 21 marsit kryesocialisti ka njoftuar mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste duke kërkuar riorganizim edhe brenda partisë.

Ky do të jetë një vit zgjedhor për socialistët, të cilët do të riformatojnë strukturat e brendshme që nga baza, kryetarët e organizatave socialiste dhe zgjedhjen e forumeve të reja, proces zgjedhor që pritet të përfundojë më 12 qershor, në 35 vjetorin e krijimit të Partisë socialiste.

Asambleja do të nis punën të shtunën në orën 10:00 në një prej resorteve në bregdet.

Siç mëson media, fjala hapëse do të jetë ajo e Sekretarit të përgjithshëm të PS-së Blendi Klosi, për tja lënë fjalën më pas kryeministrit Edi Rama.

Axhenda parashikon një analizë për punën e Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e brendshme të partisë dhe po ashtu analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën.

Socialistët duhet të përgatiten për zgjedhjet e ardhshme vendore, ato të 2027-ës, prandaj një pikë tjetër e diskutimeve në asamble do të jetë puna për zgjedhjet lokale.

Diaspora dhe përfshirja aktive e tyre është një nga pikat e tjera të diskutimit në asamblenë e socialistëve. PS vjen me një rekord pozitiv të përfshirjes së diasporës në zgjedhjet e 2025-ës dhe duke patur tashmë një strukturë të ngritur, punën për 2027-ën mund ta ketë edhe më të lehtë.

asamblene mbledh neser PS Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.