Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

09:50 / March 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9805
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka bërë thirrje për masa të shpejta për të ulur konsumin e karburanteve për shkak të krizës së shkaktuar nga lufta në Iran. 

Sipas saj, sektori i transportit përbën rreth 45% të konsumit global të naftës, ndaj ndryshimet në këtë fushë mund të japin efekt të menjëhershëm.

IEA rekomandon masa praktike si ulja e kufizimeve të shpejtësisë, puna nga shtëpia, reduktimi i fluturimeve dhe përdorimi më i gjerë i transportit publik.

Sipas agjencisë, edhe një ulje prej rreth 10 km/h e kufizimeve të shpejtësisë në autostrada mund të ndikojë në reduktimin e konsumit të karburantit si për transportin e pasagjerëve, ashtu edhe për atë të mallrave.

Gjithashtu, masa si kufizimi i qarkullimit të makinave në qytete (p.sh. sipas targave çift-tek) mund të ndihmojnë në uljen e trafikut dhe konsumit të karburantit.

Agjencia thekson gjithashtu përmirësimin e eficiencës në drejtim dhe në transportin e mallrave, si dhe reduktimin e udhëtimeve ajrore si mënyra për të ulur kërkesën për naftë gjatë krizës. Sipas IEA-s, masat e synuara janë më efektive se subvencionet e gjera shtetërore, duke u mbështetur në përvojat nga krizat e mëparshme.

Ndërkohë, vendet anëtare të IEA kanë nisur lirimin e rezervave strategjike të naftës për të përballuar rritjen e çmimeve. Sipas agjencisë, këto rezerva përfshijnë kryesisht naftë bruto, ndërsa një pjesë nga Evropa vjen në formë produktesh të rafinuara. Pak ditë më parë, IEA vendosi të nxjerrë në treg rreth 426 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente, me qëllim stabilizimin e tregut dhe zbutjen e rritjes së çmimeve të shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme./DW

Bota Konsumin mobilizohet naftës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026

Rimbursimi i Tatimit të Mbipaguar në DIVA/2025: Përfitojnë mbi 2 mijë individë me vlerë 32.7 mln lekë

14:15 / September 23, 2026

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.