Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rritja e çmimit të karburanteve, Mitsotakis shpall planin 300 milionë euro të masave lehtësuese: Ulje e menjëhershme me 20 cent për litër

10:09 / March 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9874
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria greke shpalli një paketë të re masash për të përballuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve të karburanteve, si pasojë e tensioneve dhe luftës në Lindjen e Mesme.

Me një mesazh televiziv kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi katër ndërhyrje tek çmimet për muajt prill dhe maj, me një kosto totale rreth 300 milionë euro, me synim mbrojtjen e familjeve dhe ekonomisë nga vala e shtrenjtimit.

Masa kryesore është subvencionimi i naftës për automjete me 16 cent për litër në rrjetin e shpërndarjes, që përkthehet në rreth 20 cent ulje në çmimin përfundimtar me TVSH.

Paralelisht, do të jepet, ashtu si edhe ne momentet e fillimit të luftës me Ukrainën, edhe Karta Digjitale e Karburantit, e cila mund të përdoret në pikat e furnizimit me karburant, në transportin publik dhe tek taksitë, për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve nga rritja e çmimeve të benzinës.

Sipas qeverisë, mbështetja mesatare arrin në rreth 36 cent për litër. Për një konsum tipik prej 70 litrash në muaj, kjo përkthehet në rreth 50 euro për dy muaj në Greqinë kontinentale dhe 60 euro në ishuj, ku kostot e transportit janë më të larta.

Paketa përfshin edhe ndihmë për sektorin bujqësor, me subvencionim prej 15% të kostos së plehrave kimike, si dhe kompensim për kompanitë e transportit detar, me kusht që të ofrojnë zbritje në biletat e udhëtimit, në mënyrë që çmimet të mbeten në nivelet e vitit të kaluar.

Qeveria thekson se fondet do të sigurohen nga buxheti i shtetit dhe nga taksimi i fitimeve të operatorëve të lojërave online, ndërsa paralajmëron se do të mbajë rezerva në rast të përkeqësimit të situatës ekonomike globale.

Detajet e zbatimit të masave pritet të sqarohen në një konferencë për shtyp nga ministri i Ekonomisë Kombëtare dhe Financave dhe zëvendësministri përkatës rreth orës 13.30 të ditës së sotme , ndërsa autoritetet theksojnë se synimi është stabilizimi i çmimeve dhe mbrojtja e fuqisë blerëse të qytetarëve në një periudhë pasigurie ndërkombëtare.

çmimit karburantit lehtësuese masa mitsotakis plan rritja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.