Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë

20:39 / March 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pas protestës, Sali Berisha mblidhi foltoren në kryeqytet para Kryeministrisë, aty ku u hodhën molotovë dhe lëndë piroteknike.Berisha tha se kryengritja ishte paqësore, dhe do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë. Lideri i opozitës tha se “ne nuk marrim pushtet me dhunë”.

 “Ne dje zgjodhëm jo fjalimet, por zgjodhëm zërin, zemërimin, ndjenjat e qytetarëve për të nderuar një ditë të madhe. Ne zgjodhëm revoltën qytetare për të dëshmuar se PD, e cila 34 vite më parë solli në këtë vend sistemin demokratik, nuk pajtohet kurrë me diktaturën e drogës, krimit, dhunimit të shtetit dhe të qytetarëve shqiptarë.

Pra, revolta jonë e djeshme apo kryengritja jonë paqësore, më shumë se çdo gjë tjetër ishte një zotim qytetar se ashtu siç përmbysëm 34 vite më parë të keqen e madhe, diktaturën komuniste, ashtu do të përmbysim dhe jemi në këmbë për të përmbysur diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve”-tha Berisha.

Kryedemokrati shtoi se opozitës po i ndalohet fjala dhe interpelancat në Parlament.

“Pas 11 majit, farsës më të shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit, kanë kaluar 7 muaj. Në Tiranë është instaluar një parlament. Ftoj qytetarët, ata 600 mijë shqiptarë, që edhe në kushte terrori, votuan për deputetët e opozitës, t’i shtrojnë pyetjen vetes, cili është roli i këtyre deputetëve në parlament.

Ky rol është zero. Është zero. Është zero. Në parlament, sovrani ka votuar që këta të kërkojnë llogari qeverisë për qëndrimet e saj. 7 muaj ka që kryehajduti i kombit refuzon në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjet e vendit, çdo pyetje dhe interpelancë në parlament.

Roli i parlamentit është zero, sepse me ligje dhe Kushtetutë, deputetët janë të detyruar të ngrenë komisione hetimore parlamentare për të paraqitur qytetarëve gabimet, fajet, vjedhjet e qeveritarëve. Për herë të parë në histori, asnjë komision hetimor parlamentar nuk lejohet në parlament.

Parlamenti është vendi ku deputetët paraqesin ligje, amendamente në emër të interesit të qytetarëve. Asnjë amendament, asnjë ligj i paraqitur nga opozita nuk paraqitet në parlament”-tha Berisha.

Berisha Dhune foltoren mbledh pushtetin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.