Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim për 1 orë e gjysmë te “Vila 30” me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, ndërsa aktualisht po vijon takimi me atë të Drejtësisë, Toni Gogu. Ky i fundit sapo e ka marrë këtë detyrë.
Siç raporton gazetarja e Klan News, Greta Bullari, të pranishëm në takim ishin 3 zëvendësministrat e brendshëm, drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, dhe ai i “Illyrian Guard”, Florenc Spaho.
Nuk dihen më shumë detaje, ndërsa vlen të theksohet se këtë të martë do të mbahet procesi i intervistimit të 14 kandidatëve për postin e kreut të Policisë së Shtetit.
Takime të kësaj natyre janë rutinë e çdo jave në fakt për kryeministrin, ndërsa pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me procesin e zgjedhjes së kryepolicit të ri.
