Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kroacia shtrëngon masat kundër “turizmit të naftës”

11:41 / March 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9920
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe Kroacia, ashtu si shteti fqinj Sllovenia, ka marrë masa për frenimin e të ashtuquajturit “turizëm karburanti” nga shtetasit austriakë, italianë apo gjermanë që po blejnë sasi të mëdha nafte e benzine për shkak të çmimit më të ulët se në vendet e tyre. Autoritetet kanë raportuar vëllime shitjesh jashtëzakonisht të larta ditët e fundit, me kërkesën për miliona litra furnizim. Disa stacione të furnizimit me naftë e benzine tashmë i kanë kufizuar shitjet e karburantit.

Si masë frenuese për këtë është liberalizimi i çmimeve të karburantit nëpër autostrada, një veprim i projektuar për të dekurajuar shoferët nga vendet fqinje që të furnizohen me karburant në Kroaci.
Qeveria kroate u ka bërë thirrje qytetarëve vendas që të shmangin blerjet në panik, pavarësisht rritjes së kostove të karburantit.

Sipas masave të reja, çmimi i naftës u rrit nga 1.55 euro në 1.73 euro për litër, ndërsa çmimet e benzinës u rritën nga 1.50 euro në 1.62 euro për litër. Në Slloveni lejohet një blerje maksimale prej 50 litrash karburant në ditë. Bizneset dhe fermerët kanë një kufi më të lartë prej 200 litrash.

Ndërkaq, qeveria maqedonase shpalli gjendjen e krizës për një periudhë 30 ditësh, duke ulur TVSH-në për derivatet e naftës. Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë, nafta u shtrenjtua me 3,5 denarë, duke kapur shifrën e 95,50 denarëve, ndërsa çmimi i benzinës BS-95 dhe BS-98 mbetet i pandryshuar, 86,50 denarë.

Në Shkup është konstatuar rritje e çmimit për vajin dhe vezët. Ndërkohë, qeveria e Hristian Mickovskit ka prezantuar një paketë ndihme prej 20 milionë eurosh për fermerët, për furnizimin e tyre me karburant për nevojat e bujqësisë.

KROACIA masat Nafta shtrëngon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.