Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Brnabiç s’tërhiqet: Shqiptarët, njerëz mali: Përgjigjia epike e të rinjve: Kemi pushtuar botën

23:14 / June 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ana Brnabiç 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja e Serbisë, i quajti disa ditë më parë shqiptarët si njerëz të dalë nga pylli, me të cilët është e pamundur të dialogohet.

Por si duket ajo vijon t’i qëndrojë kësaj deklarate edhe pasi u shpall non-grata nga Kosova.

Në një emision në RTS Brnabiç shprehet se nuk kërkon falje për deklaratën, dhe sipas saj është e vërtetë.

“Është e pamundur të flasësh me ta. Është jashtëzakonisht e vështirë dhe është dëshmuar pothuajse e pamundur për të dalë me këta njerëz, për të negociuar”, ka deklaruar ajo.

Por kjo ka shkaktuar një mori reagimesh.

Disa të rinj kanë ndërtuar një video, në të cilën i japin përgjigje kryeministres serbe, ku shprehen se shqiptarët kanë “pushtuar” botën por jo me armë, por me art, arritje, bamirësi etj.

“Përshëndetje zonja Brnabic. Na lini t’ju rikujtojmë sërish për frikën tuaj: të merreni me njerëz që realisht sapo kanë dalë nga pylli. Hmm interesante.

Ne njerëzit që sapo kemi dalë nga pylli, ju ftojmë të bëni një vizitë të vogël në pyll. Pa statuse, pakomplekse, pa gënjeshtra.

Nëse shembujt abstraktë janë kaq të vështirë për t’u kuptuar, zonja Brnabic lexoni pak dhe frymëzohuni.Të sapodalët nga pylli kanë pushtuar botën: Nene Tereza,Jim Belushi, Eliza Dushku, Inva Mula, Ferid Murati, Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi, Majlinda Kelmendi, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, per te vijuar me të madhin Ismail Kadare, Saimir Pirgu, Bebe Rexha e shumë të tjerë para dhe pas kuintave të kulturës të qytetëruar, civilizuar ndërkombëtare”, – thuhet ndër të tjera në këtë video.

brnabic pergjigja pushtuar Shqiptaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Integrimi/ Von der Leyen vjen në Shqipëri në fund të shtatorit, Serbia dhe Bosnja mbeten jashtë turit ballkanik të presidentes së KE-së

15:04 / September 18, 2026

Haradinaj dhe deputetët e Aleancës në shesh, i bashkohen protestës në mbështetje të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit

12:43 / September 18, 2026

Ali Ahmeti: Jam i indinjuar me Albin Kurtin, t’i lere pas zënkat me mua e Ramën

11:47 / September 18, 2026

OKB: SHBA-të dyshohen për krime lufte në Iran

11:44 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.