Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës, analisti i energjisë: Ky është kërcënimi më serioz për…

17:20 / March 29, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
terminali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një terminal i madh rus për eksporte të naftës është goditur sërish nga dronët, kanë konfirmuar zyrtarët lokalë, ndërsa Ukraina pretendon se sulmet e saj kanë kufizuar rëndë kapacitetin e Rusisë për të përfituar nga rritja globale e çmimeve të energjisë.

Qendra Ust-Luga, në brigjet jugore të Gjirit të Finlandës, afër Shën Petersburgut, është dëmtuar dhe i është vënë flaka në sulmet e 29 marsit, sipas guvernatorit rajonal, Aleksandr Drozdenko. Ai nuk ka identifikuar vendin prej nga ka nisur droni, ndërsa Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë. Megjithatë, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se gjatë natës janë nisur mbi 345 dronë nga territori ukrainas drejt Rusisë.

Kjo është të paktën hera e dytë brenda pak ditësh që Ust-Luga pëson goditje. Imazhet satelitore të 27 marsit tregojnë tym dhe flakë që dalin nga qendra. Një tjetër terminal i madh, Primorsk, në brigjet veriore të Gjirit, ishte goditur një javë më parë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet në një vizitë në Lindjen e Mesme për të promovuar kapacitetet e Kievit në luftën me dronët, deklaroi më 28 mars se rreth 40 për qind e kapaciteteve të eksportit në Ust-Luga është goditur rëndë. Ai paralajmëroi se Ukraina do të ndalojë së shënjestruari objektet ruse nëse Moska nuk ndalon sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase të energjisë, e cila pësoi dëme të mëdha gjatë dimrit.

Me qasje në Detin Baltik, Primorsk dhe Ust-Luga përbëjnë dy nga terminalet më të mëdha të eksportit të naftës ruse drejt tregjeve perëndimore. Javën e kaluar, Reuters raportoi se fushata ukrainase mund të ketë vënë jashtë funksionit 40 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të eksportit rus. Edhe gazsjellësi i madh Druzhba, që kalon përmes territorit ukrainas, nuk ka funksionuar për disa muaj.

“Ky është kërcënimi më serioz për eksportet e naftës dhe produkteve ruse që nga nisja e luftës”, tha analisti i energjisë, Boris Aronshtein.

Në anën tjetër, Rusia ka vazhduar të sulmojë Ukrainën, duke nisur mbi 400 dronë dhe raketa në zona të ndryshme të vendit, sipas autoriteteve ukrainase. Dhjetëra persona janë plagosur në rajonin e Harkivit, ndërsa në Odesa, dronët goditën një objekt të energjisë, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji në disa qyteza të afërta.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan konfliktin “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës, ndërsa Perëndimi ka reaguar me sanksione të ashpra ekonomike ndaj Rusisë. Si pasojë e luftës, mijëra persona kanë humbur jetën, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

eksporte goditet Nafta Rusia terminali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.