Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kush është Skënder Hita, i emëruar në krye të Policisë së Shtetit

11:59 / March 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0192
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skënder Hita është miratuar nga qeveria si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Hita është një person me karrierë në Policinë e Shtetit, pasi ka mbajtur detyra drejtuese në qarqe me sfida të konsiderueshme për sigurinë.

Një ndër këto qarqe është edhe Shkodra, ku Hita ka shërbyer dhe si zëvendësdrejtor i hetimit të krimit. Periudha në këtë detyrë konsiderohet me shumë rëndësi në profilin e tij profesional, duke qenë se zona ka qenë historikisht një prej pikave ku strukturat policore janë përballur me ngjarje të rënda kriminale dhe nevojën për një koordinim të vazhdueshëm mes strukturave operacionale dhe hetimore.

Hita ka qenë po ashtu drejtor i policisë në qarkun e Durrësit. Ky cilësohet po ashtu si një nga zonat më të ndjeshme të vendit për shkak të portit më të madh në Shqipëri, aktivitetit të lartë ekonomik dhe lëvizjes së madhe të njerëzve e mallrave.

Në këtë kontekst, drejtimi i policisë në këtë zonë kërkon përvojë të konsiderueshme në menaxhimin e operacioneve kundër kriminalitetit dhe në koordinimin e strukturave në terren.

Gjatë periudhës së drejtimit të strukturave policore në Durrës janë zbardhur edhe disa ngjarje të rënda kriminale. Një nga rastet më të rëndësishme lidhet me zbërthimin e vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, dëshmia e të cilëve ndihmoi hetuesit të hedhin dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale në Durrës, Tiranë dhe në zona të tjera të vendit.

Në profilin e tij profesional evidentohet gjithashtu fakti se gjatë gjithë karrierës në Policinë e Shtetit, emri i Skënder Hitajt nuk është përfolur për lidhje me krimin apo me grupe kriminale.

Ai nuk është përmendur asnjëherë në kontekst të kultivimit të lëndëve narkotike apo aktiviteteve të tjera të paligjshme, duke ruajtur një profil të pastër dhe një reputacion profesional brenda strukturave të policisë.

Përvoja e akumuluar në qarqe të ndryshme dhe përfshirja në hetimin e disa çështjeve të rëndësishme kriminale e kanë bërë Hitajn një nga drejtuesit me eksperiencë në menaxhimin e strukturave policore dhe në drejtimin e operacioneve në terren.

drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit emërimi Qeveria Skënder hita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.