Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD: Drejtori i Policisë së Shtetit u emërua nga Balluku! Lamallari: Oficer karriere, procesi u monitorua nga partnerët

19:43 / March 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lamallari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emërimi i Skënder Hitës si drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit ka nxitur debate në seancën e Kuvendit. Partia Demokratike përmes deputetit Klevis Balliu hodhi akuza se emri i Hitës u zgjodh nga ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.

“Zar i radhës i Ballukut. Që tre ditë më parë e dinim që Skënder Hita do emërohej, sot vetëm u zyrtarizua krimi i radhës. Në dosjen e Ballukut thuhet se ka pasur kërcënime me jetë ndaj dëshmitarëve nga eksponentë të krimit. Në dosjen e kësaj zonje, që sot emëron drejtorin e policisë, merr në dorë të gjithë Ministrinë e Brendshme. Se siç ka thënë Rama, ministrat e brendshëm do merren me adresat”, tha Klevis Balliu.

Përgjigjen e mori nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i cili opozitës i kujtoi se Hita është një oficer karriere dhe emërimi i tij është bërë në bazë të meritës. Ministri theksoi se i gjithë procesi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit u monitorua nga partnerët ndërkombëtarë.

“Hita është oficer karriere, unë kam pasur rastin të bashkëpunoj me të prej 9 vitesh tashmë, qëkur unë pata nderin t’i bashkohem Ministrisë së Brendshme. Ka qenë drejtues në disa qarqe të vendit ku ka spikatur për profesionalizmin, integritetin, përkushtimin ndaj uniformës e organizatës dhe jam i lumtur që si një nga kandidatët më të vlerësuar të konkursit të mbikëqyrur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, kryesisht ata të BE që kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë ditës, ka spikatur roli dhe kontributi i tij”, u shpreh ai.

drejtori lamallari PARTNERET PD policise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.