Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

09:07 / March 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0252
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Akademisë Diplomatike të Vjenës, në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Takimi u karakterizua nga një shkëmbim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat dhe transformimet që po përjeton diplomacia në një kontekst të ri gjeopolitik, gjithnjë e më kompleks dhe dinamik.

Në qendër të diskutimeve ishte rrugëtimi evropian i Shqipërisë, përfshirë progresin e arritur në reformat kyçe, ecurinë e procesit të negociatave për anëtarësim dhe angazhimin e vazhdueshëm për të prodhuar rezultate konkrete në funksion të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ministri Hoxha theksoi se orientimi evropian i Shqipërisë ka qenë i qartë dhe i pandryshueshëm që prej fillimit të këtij procesi: një rilidhje e plotë dhe pa kushte me hapësirën natyrore të përkatësisë sonë – Evropën.

“Për ne nuk ka asgjë më gjithëpërfshirëse dhe më jetike sesa procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në Evropë ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm: zgjerimi është rikthyer në qendër të vëmendjes. Sot, kushdo që flet për zgjerimin e konsideron atë një investim strategjik për të ardhmen e Evropës. Evropa është një histori zgjerimi, një histori rritjeje. Dhe nëse shpesh thuhet se Evropa do të zgjerohet kur të vijë koha e duhur, për ne kjo kohë është tani. Nuk ka arsye për vonesa”, u shpreh Ministri Hoxha.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit dhe të përgjegjësisë së përbashkët për të çuar përpara perspektivën evropiane të vendit, duke vlerësuar njëkohësisht rolin e brezit të ri të diplomatëve në formësimin e së ardhmes së Evropës dhe të rajonit.

Ministri vlerësoi gjithashtu kontributin ndër vite të Akademisë Diplomatike të Vjenës në përgatitjen e brezave të diplomatëve, duke theksuar lidhjen e qëndrueshme të këtij institucioni me Shërbimin e Jashtëm të Shqipërisë, përmes formimit të disa prej përfaqësuesve të tij.

Evropa ferit hoxha ministri i Jashtëm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.