Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagon Prokuroria e Përgjithshme

13:07 / March 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0293
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sërish në ‘skenë’ grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”. Në një njoftim të bërë në Telegram, pretendohet se është sulmuar infrastruktura teknologjike e disa institucioneve gjyqësore.

“Këtë herë drejtësia përballë sistemit të korruptuar gjyqësor shqiptar. Rrjetet kibernetike të sistemit gjyqësor të korruptuar shqiptar janë hakeruar. Të dhënat dhe dokumentet e kësaj strukture korruptive janë në duart e atdhetarëve të Drejtësisë së Atdheut. Ju duhet të paguani çmimin për bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj terroristëve Muxhahedin. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri të Drejtësisë së Atdheut…”, thuhet në postimin e tyre.

Megjithatë, përmes një reagimi zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme sqaron se:

Për shkak të interesit në lidhje me hakerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorisë së Përgjithshme, ju bëjmë me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hakerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën.

Këtë vit, u raportuan sulme kibernetike nga ky grup ndaj sistemit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Postës Shqiptare. Më herët, në 2025-ën, ata nxorrën jashtë funksionit faqen e Web-it të bashkisë Tiranë.

Në vitin 2022, sulmuan shërbimet online në Shqipëri. Këto u bënë shkak që qeveria shqiptare të ndërpriste asokohe marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit duke dëbuar përfaqësinë diplomatike që ndodhej në Shqipëri, si përgjigje ndaj sulmit kibernetik.

homeland justice pretendon Prokuroria e Përgjithshme sulm kibernetik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Pas sulmit të selisë së PS-së, protestuesit zhvendosen te Kryeministria, marrin gurë me vete dhe barriera metalike

16:00 / October 18, 2026

Protestuesit qëllojnë me gurë selinë e PS, thyejnë derën kryesore

15:20 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.