Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“E kam dashur dhe e dua”/ Frederik Ndoci për Moza Ahmetin: Ja ku ndryshon ajo nga unë…

20:38 / March 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ndoci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti u zgjodh e preferuara e publikut në mbrëmjen e djeshme të Ferma VIP 3, duke qenë kështu në qendër të vëmendjes dhe duke u kthyer në një nga personazhet më të komentuara të momentit.

Për ish-fermerin Frederik Ndoci, Ahmeti ka qenë një personalitet i spikatur që prej viteve ’90, të cilën e vlerëson për origjinalitetin dhe mënyrën e saj të drejtpërdrejtë të shprehjes.

I ftuar në studion e emisionit “Living Day”, me moderatoren Brunilda Lahe, ai u shpreh se Moza Ahmeti është një figurë që i duhet shoqërisë.

Ndoci u ndal gjithashtu edhe te eksperienca e tij në Ferma VIP 2, ku theksoi se shpesh i është druajtur reagimeve të konkurrentëve të tjerë.

Sipas tij, ka nga ata që presin të kapen pas çdo detaji për të kritikuar apo keqinterpretuar.

Ndërkohë, për Moza Ahmetin, kjo frikë nuk ekziston. “Këtu ndryshon me mua”, u shpreh Ndoci, duke nënvizuar vetëbesimin dhe qasjen e lirë të saj përballë publikut.

Ndoci: Moza Ahmetaj ka qenë personalitet që prej viteve ’90, që kur e kam njohur unë me krijimtaritë e para të saj poetike. Më ka befasuar me mënyrën e shfaqjes së saj pa drojtje. Pa komplekse. Perfekte. I duhet shoqërisë për të ecur përpara, sidomos femrave.

Lahe: Në vetëm 3 ditë u kthye në një fenomen. Nëse hap cilido rrjet social, kudo sheh Mozën, është në çdo postim. Ka pasur një shpërndarje të jashtëzakonshme të personazheve të njohur e më pak të njohur. Të gjithë e deshën Mozën.

Ndoci: Unë e kam dashur dhe e dua.

Ndoci: Moza ngelet e madhe, edhe nëse nuk kishte hyrë aty brenda.

Ndoci: Artistin e madh e ndan një fije e hollë floku nga narcizizmi.

Lahe: I druheshe kësaj gjëje?

Ndoci: Absolutisht. Ata mezi prisnin të gjenin diçka që të sulmonin, ose mos të kuptonin batutën.

Lahe: Këtë frikë Moza duket sikur s’e ka.

dashur Dua Frederik Ndoci moza ahmetin ndryshoj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.