Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hoxha: Shqipëria, aleate e përkushtuar dhe e besueshme e NATO-s

08:42 / April 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0320
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria shënon sot 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO, një moment historik që shënoi konsolidimin e kursit euro-atlantik dhe forcimin e sigurisë kombëtare.

Në një postim në rrjetin social X, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vlerësoi këtë përvjetor si një hap vendimtar drejt së ardhmes së vendit, duke theksuar se që prej anëtarësimit, Shqipëria ka dëshmuar se është një aleate e përkushtuar dhe e besueshme.

Sipas Hoxhës, vendi ka kontribuar në mënyrë aktive në misionet dhe operacionet e NATO-s, ndërsa ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

Ai nënvizoi se, Shqipëria është tashmë e harmonizuar plotësisht me prioritetet në zhvillim të Aleancës, duke përfshirë ndarjen e drejtë të përgjegjësive, rritjen e investimeve në mbrojtje, forcimin e qëndrueshmërisë dhe përqafimin e inovacionit dhe teknologjive të reja në një mjedis sigurie gjithnjë e më kompleks.

Duke parë drejt së ardhmes, Hoxha bëri të ditur se, Shqipëria po përgatitet të presë për herë të parë një Samit të NATO-s në rajon, një zhvillim që sipas tij reflekton besimin në rolin dhe kontributin e vendit brenda Aleancës.

Në përfundim, ai theksoi se, Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj ndaj mbrojtjes kolektive, paqes, lirisë dhe vlerave të përbashkëta me aleatët.

aleate ferit hoxha nato Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.