Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mungesë gare në tenderat publikë, APP: Kërkohen më shumë përpjekje për rritjen e konkurrencës

12:16 / April 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0358
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa Shqipëria synon të afrohet me standardet e Bashkimit Europian, sistemi i prokurimit publik vijon të shfaqë shqetësime që ngrijnë pikëpyetje mbi transparencën dhe eficiencën e përdorimit të fondeve publike.

5766 procedura tenderuese janë zhvilluar në vitin 2025 sipas APP të përqendruara në mallra shërbime dhe punë civile.

Por raporti Vjetor 2025 i Agjencisë evidenton se pavarësisht progresit në kuadër ligjor dhe integrimit europian, sfidë mbetet niveli i ulët i konkurrencës në tendera, një tregues që shpesh lidhet me riskun për abuzime.

Vetë raporti pranon se kërkohen përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar garën mes operatorëve ekonomikë.

“Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar procedurat konkurruese të prokurimit”, deklaroi Agjencia e Prokurimit Publik.

Një tjetër shqetësim lidhet me rrezikun e korrupsionit. Në raport pranohet se është dashur të hartohet një metodologji për vlerësimin e riskut të korrupsionit një hap që tregon se problemi nuk është më thjesht perceptim, por një shqetësim konkret institucional. Dokumenti nënvizon se mbrojtja ndaj abuzimeve ende nuk është në nivelin e duhur.

 “Sa i përket parandalimit të korrupsionit në sistemin e prokurimit publik nevojiten përmirësime të mëtejshme me qëllim rritjen e konkurrencës, pajtueshmërinë dhe profesionalizimin”, shprehet Agjencia.

Nga ana tjetër, edhe reformat strategjike duket se po ecin me ritme të ngadalta. Vetëm një pjesë e aktiviteteve të planifikuara është realizuar, ndërsa pjesa më e madhe mbetet ende në proces. Në të njëjtën kohë, Komisioni Europian kërkon më shumë kapacitete nga administrata dhe një përparim konkret në luftën kundër korrupsionit në tendera. Një kusht kyç për avancimin e negociatave në Kapitullin 5.

app gare mungesë publikë Tenderat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.