Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ikën Klevis Qose, në krye të Burgjeve vjen Adriatik Kupi! Në 13 vite pushtet të PS, u ndërruan 9 drejtorë

19:29 / April 1, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klevis Qose u lirua sot nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe në vend të tij do të emërohet Adriatik Kupit. Qose u emërua në krye të Burgjeve në mars të vitit 2024. Ndërsa drejtuesi i ri i Adriatik Kupi ka qenë më herët drejtor operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë dhe administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë.

Në 13 vitet e pushtetit të PS, 9 drejtorë Burgjesh

Që prej ardhjes së socialistëve në pushtet në vitin 2013, në krye të Drejtorisë së Burgjeve janë emëruar 9 drejtorë. Drejtori me jetëgjatësinë më të madhe rezulton Artur Zoto (2 vite e 9 muaj). Zoto është i pari drejtor që u emërua nga socialistët më 5 tetor 2013 dhe e mbajti këtë detyrë deri më 16 korrik 2016. Zoto u arrestua në vitin 2017 nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorimit të detyrës pasi nga hetimet e akuzës ai u dyshua se përfitoi para për tenderët e ushqimeve në burgje. Por, në shtator 2018 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e shpalli Zoton të pafajshëm.

Pas tij, në këtë detyrë u emërua Miklovan Kopani i cili e mbajti postin për një periudhë 10 mujore dhe u pasua nga Arjan Hoxha. Ky i fundit është edhe drejtori më jetë shkurtër në Drejtorinë e Burgjeve, i emëruar në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha në vitin 2017 dhe qëndroi në detyrë për vetëm 2 muaj.

Më 20 korrik 2017, drejtimi i Burgjeve iu besua ish-deputetit socialist Arben Çuko, i cili qëndroi në detyrë për 1 vit e 1 muaj. Edhe Çuko si Zoto u arrestua pas akuzave se u merrte të burgosurve deri në 3000 euro ryshfet kundrejt dhënies së lejeve dhe transferimeve. Por, në janar 2020 Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm. 

Pas tij në detyrë erdhi Stefan Çipa, për një periudhë 5 mujore. Ai qenë më parë kryebashkiak i Sarandës dhe ministër i Brendshëm në 2002.

Edhe Agim Ismaili futet në listët e drejtorëve jetë gjatë. Ai u emërua në këtë detyrë më 6 shkurt 2019 dhe u lirua më 20 dhjetor 2021 kur u zëvendësua nga Admir Abrija, i cili ka qenë edhe Prefekt i Tiranës dhe drejtor i Policisë Kufitare në Kakavijë. Gjatë kohës që Abrija drejtori Burgjet ndodhi edhe vrasja me pagesë brenda në burgun e Peqinit, ku i dënuari me burg përjetë Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë Indrit Shaqja. 

Abrija u pasua nga Klevis Qose, i cili u emërua më 13 mars 2024 dhe qëndroi në detyrë për 2 vite. Periudhë në të cilën ndodhi edhe arratisja e kriminelit Altin Ndoci më 13 janar nga spitali i Durrësit, i cili doli nga qelia për vizitë, por ende sot nuk ka asnjë gjurmë prej tij. 

EMRAT E DREJTORËVE TË BURGJEVE NDËR VITE

5 tetor 2013 – Artur Zoto

16 korrik 2016 – Miklovan Kopani

25 maj 2017 – Arjan Hoxha

20 korrik 2017 – Arben Çuko

3 shtator 2018 – Stefan Çipa

6 shkurt 2019 – Agim Ismaili

20 dhjetor 2021 – Admir Abrija

13 mars 2024 – Klevis Qose

1 prill 2026- Adriatik Kupi

13 vjet 9 drejtore adriatik kupi Burgjeve Klevis Qose
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.