Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot Kuvend/ Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

08:33 / April 2, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0407
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të enjte Kuvendi do të mblidhet një seancë plenare, në rendin e së cilës parashikohet një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin. Diskutimet do të fokusohen te emërimet në radhët e policisë dhe situata e kriminalitetit brenda saj.

Një nga çështjet që pritet të dominojë debatin është marrja e detyrës së drejtorit të Policisë nga Skënder Hita, e cila pritet të jetë në qendër të përballjes mes deputetëve të opozitës me ministrin e Brendshëm.

Më tej, ministri Lamallari do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve Arjan Ndoja dhe Erald Kapri. Në rendin e ditës është përfshirë edhe një interpelancë e kërkuar nga Jorida Tabaku me kryeministrin Rama, lidhur me Korporatën Shqiptare të Investimeve. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm personalisht në seancë apo do të delegojë përfaqësimin.

Gjatë kësaj seance pritet gjithashtu të miratohen anëtarët e rinj të Bordit të Autoritetit të Konkurrencës, ku nga Partia Socialiste janë propozuar Denar Biba dhe Eldian Balla. Po ashtu, me propozim të Këshillit të Ministrave, pritet të emërohet Diana Dervishi si anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP.

interpelancë kuvend lamallari ministri i Brendshëm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.