Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PS kërkon 1 minutë heshtje për masakrën e 2 prillit, opozita: Provokim! Noka bllokon foltoren: Ballën e rrjep si kec! Socialistët kalojnë në votim pas 6 orësh sherr

19:29 / April 2, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Në emër të PS, sot në 2 prill do të ishte në nderin e Kuvendit të merrnim edhe një minutë heshtje në përkujtim të 4 dëshmorëve të demokracisë.” Mjaftoi kjo deklaratë e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla,  dhe në Kuvend, u kthyen tensionet.

Opozita e quajti provokim propozimin e socialistëve për të nderuar me 1 minutë heshtje 4 viktimat e masakrës së 2 prillit në Shkodër, dhe nën drejtimin e Flamur Nokës bllokuan foltoren në shenjë revolte.

“Mund t’i bini foltores sa të doni, me dhunë nuk merret fjala. Mos ndërprisni punimet e Kuvendit”, tha Niko Peleshi.

Në mes të këtij kaosi, socialistja Bora Muzhaqi tentoi të marrë fjalën, por deputetja e PD, Elda Hoti, nuk e lejoi. Këtu, lindi një përplasje e demokrate Hoti me Taulant Ballën, që çoi deri në ndërprerjen e seancës.

Ky pushim jo vetëm që nuk uli tensionet, por i çoi edhe më tej në përplasje fizike, siç u pretendua, kur transmetimi Live i seancës ishte shkëputur.

Me pretendimin se Balla ofendoi dhe kërcënoi deputeten Hoti, Flamur Noka goditi me shishe uji kreun e grupit parlamentar socialist, siç kjo video tregon. 

Gjithashtu Noka, gjatë kohës që seanca ishte në pushim për shkak të rrëmujës që u shkaktua në sallë, ka kërcënuar rëndë Taulant Ballën.

“Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhon deputetet e opozitës. Të bëj atë që as nuk të shkon në mendje”, mësohet t’i ketë thënë Noka – Taulant Ballës.

Kthimi në seancë ishte po ashtu i tensionuar. Taulant Balla u mor në mbrojtje nga gardistët, ndërsa deputetët e opozitës hodhën sërish akuza në drejtim të tij se provokoi tension dhe ofendoi gratë deputete.

“Po e çoni kuvendin në konflikt fizik, kjo është përgjegjësi e juaja”, tha Bardhi. “Këtu do të bëhet nami nëse e con para atë propozim, ky ofendon dhe ju dënoni deputetet e PD, o do flasim o do konfliktohemi”, tha Gent Strazimiri.

Me direktivë të Nokës, sërish foltorja u zaptua. Ndërsa as sqarimi i Ballës nuk mjaftoi.

“Deputetët e Shkodrës kanë kërkuar që grupi ynë ta propozojë në këtë 35-vjetor mbajtjen e 1 minutë heshtje në përkujtim të dëshmorëve të demokracisë, PS i respekton të gjithë dëshmorët”, sqaroi Balla.

Përplasja mes dy zonjave të dy kampeve, Albana Vokshit dhe Bora Muzhaqit çoi në ndërprerjen sërish të seancës.

“I hoqët fjalën Eldës dhe ia dhatë Muzhaqit që nëse do të kishte një fije integriteti nuk duhet ta kishte pranuar. Ajo realitetin nga memet shpesh herë nuk e kupton dot”, tha Albana Vokshi.

“Si do ndiheshit ju, si do ndiheshe  ti Vokshi sikur vajzës tënde ti thonin këtë që më the ti mua. Si do të vinte”, iu kundërpërgjigj Muzhaqi.“Mos i përmend fëmijët e mi, mbylle gojën, fëmijët e mi mos i përmend kurrë”, iu kthye Vokshi.

Për t’u kthyer, vetëm për të votuar rendin e ditës pas 2 orëve sherr për masakrën e 2 prillit dhe mbyllur seancën pa çuar deri në fund diskutimet. Opozita braktisi votimin.

“Roli i opozitës tentohet të zerohet në Kuvend dhe ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë zerimin e rolit të opozitës në Kuvend”, tha Bardhi.

Maxhoranca, votoi e vetme të gjitha projektligjet e rendit të ditës, mes të cilave edhe rizgjedhjen e Denar Bibës te Autoriteti i Konkurrencës.

1 minute 2 prillit heshtje noka PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.