Televizoni brazilan “Record Tv”, ka publikuar videon ku modelja Najila Trindade, shihet se e godet Nejmarin me duar, teksa në video shihet vetëm përfundimi dhe jo e gjithë videoja.
Për këtë video, ishte edhe babai i lojtarit, që telefonoi në televizion teksa transmetohej video, dhe u shpreh: “Mendoj se nuk kam pse të mbroj djalin tim për ndonjë gjë. Imazhet flasin vetë dhe është e qartë në video. Këto pamje do provojnë se Nejmari është ai që u sulmua. Ajo e provokoi me një sulm”.