U fol gjatë për largimin e Kejvina Kthjellës nga Shqipëria por mesa duket bukuroshja e “Xing me Ermalin” do të duhet të qëndrojë dhe pak kohë në Shqipëri.
Ajo do të rikthehet në Klan por jo tek Ermali. Burimet e mediave rozë bëjnë të ditur se ajo do të kthehet si konkurrente në “Dance with me”, ku për partner do të ketë ish deputetin kaubojs, Eduard Ndocaj, të cilin e ka dhe të afërm.
Mediat kanë zbuluar se çift tjetër që do të hyjë në garë është këngëtarja Era Rusi dhe aktori dhe moderator i “Top Channel” Florian Agalliu.
Në “Dance with me” marrin pjesë 6 çifte dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim në vazhdim për të zbuluar VIP-at e tjerë që do të bëhen pjesë e garës së vallëzimit.
“Mbetet vetëm për tu parë nëse do të ketë ndryshime deri në fund, pasi çiftet këtë vit janë yll” , ka thënë burimi për median.