Kina dhe Rusia i kanë vënë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Njëmbëdhjetë vende votuan në favor të rezolutës, dy abstenuan dhe dy e kundërshtuan atë.
Ambasadori i SHBA-së, Michael Waltz, dënoi Kinën dhe Rusinë për votën kundër saj, duke i akuzuar ato se po mbështesin një regjim që kërkon të frikësojë Gjirin që të nënshtrohet.
Ambasadori rus Vasily Nebenzya tha se rezoluta do të gjeneronte një precedent të rrezikshëm për të drejtën ndërkombëtare dhe përpjekjet për paqe.
Ambasadori izraelit Danny Danon tha se nëse rezoluta nuk miratohet, shumica e gjerë që e mbështeti atë pasqyron angazhimin e shumicës së vendeve në botë për të siguruar lirinë e lundrimit dhe për t’iu kundërvënë përpjekjeve për të kërcënuar rrugët tregtare ndërkombëtare.
Ambasadori i Kinës në OKB, Fu Cong, tha se Pekini nuk e miraton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit dhe i kupton shqetësimet e ngritura nga mbështetësit e rezolutës. Por ai tha se drafti nuk arrin të kapë shkaqet rrënjësore dhe tablonë e plotë të konfliktit dhe përmban dënime dhe presione të njëanshme.
Ambasadori pakistanez në OKB, Asim Iftikhar Ahmad, i cili abstenoi në votim, tha se ndërsa Pakistani pajtohet “mbi urgjencën e situatës” në Ngushticën e Hormuzit, teksa shtoin se duhet të lihet kohë dhe hapësirë për përpjekje të vazhdueshme diplomatike për të lehtësuar një kthim në dialog dhe angazhim.
Projekt rezoluta e sponsorizuar nga Bahreini inkurajon vendet të koordinojnë masat mbrojtëse që do të siguronin kalim të sigurt nëpër rrugët ujore, duke përfshirë edhe shoqërimin e anijeve tregtare. Teksti ishte një version i zbutur i draftit origjinal, i cili mund të kishte autorizuar vendet të përdornin forcën për të siguruar tranzit të sigurt nëpër ngushticë.
