Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

13:29 / April 9, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0890
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë zhvillimeve të ditës së sotme në Kuvend më 9 prill, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, në një seancë pyetje-përgjigje të kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho, sqaroi sërish për publikun, ndryshimin ligjor përmes një shtese në ligjin e arsimit parauniversitar që u garanton trajtim të barabartë financiar 6,761 punonjësve arsimorë të punësuar përpara sistemit të Bolonjës. 

“Çështjet që sapo u ngritën, janë zgjidhur që në fillim të muajit mars, ku me votëbesimin e kësaj salle, miratuam ndryshimet në ligjin për arsimin parauniversitar.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhej pikërisht me një padrejtësi do të thoja të krijuar ndër vite në trajtimin financiar të një kategorie mësuesish.

Bëhet fjalë për ata që janë punësuar përpara datës 1 mars 2017, me kohë të plotë dhe pa afat, dhe që zotërojnë diploma të cilat, për shkak të kohëzgjatjes së programeve të studimit, nuk ekuivalentoheshin me 8 semestra sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Dua të siguroj se përmes ndryshimit ligjor, janë 6,761 punonjës arsimorë që përfitojnë trajtim të barabartë në raport me kolegët e tyre, duke i dhënë fund një hendeku të padrejtë në sistemin e pagave.

Dhe për ta vendosur në kontekst: ky hendek u bë më i dukshëm pas rritjes historike të pagave që ndërmorëm si qeveri. Në korrik 2024, për herë të parë, paga mesatare e një mësuesi arriti në rreth 950 euro”, tha ministrja Kumbaro.

Gjithashtu gjatë fjalës së saj, ministrja e Arsimit sqaroi angazhimin e ministrisë për ta adresuar këtë çështje menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Që nga dita e parë, Ministria e Arsimit ka qenë e angazhuar për ta zgjidhur këtë çështje. Por ndërkohë, ajo u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga një grup interesi, duke sjellë një bllokim të përkohshëm deri në vendimmarrjen e kësaj gjykate.

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne e rimorëm këtë çështje me prioritet dhe punuam bashkë me stafin e Ministrisë së Arsimit gjatë muajve të fundit, por edhe në koordinim me deputetët e Kuvendit dhe të Komisionit për Edukimin, ku dua të falenderoj edhe kolegen Evis Kushi.Dua të shpreh gjithashtu mirënjohjen për partnerët tanë në këtë proces—Sindikatën e Pavarur të Arsimit të Shqipërisë dhe Federatën e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës—të cilat kanë qenë pjesë e rëndësishme e këtij dialogu”, vijoi ministrja.

Ministrja theksoi gjithashtu gjatë komunikimit në Kuvend se nga muaji janar i këtij viti, procesi i indeksimit të pagave me 2.5% ka nisur dhe është reflektuar tashmë në pagat e mësuesve dhe të gjithë stafit të sistemit parauniversitar.

“Janë rreth 30 mijë mësues dhe punonjës pjesë e aparatit të Ministrisë së Arsimit që përfitojnë nga ky proces i indeksimit

Ndërsa së bashku me edukatorët, me kujdestarët e konvikteve, instruktorët, psikologët, punonjësit socialë, pra me të gjitha figurat që janë pjesë e pandashme e sektorit të arsimit – pavarësisht nëse varen direkt apo jo nga Ministria e Arsimit – është mbi 36 mijë punonjës.

Sa i takon mësuesve, ky proces është zbatuar në mënyrë të unifikuar në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar.

Në çdo rast, rritja është reflektuar pa përjashtim, me të gjitha shtesat përkatëse, duke garantuar trajtim të drejtë dhe korrekt për çdo mësues në të gjithë vendin”,përfundoi Kumbaro.

dinjitoz Ministrja Mirela Kumbaro trajtim financiat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.