Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Balla: Porti MBM në Porto Romano është një port strategjik energjetik, ka vetëm 20% të kapacitetit të zënë. Plotëson nevojat e Shqipërisë

10:09 / April 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0871 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në seancën plenare, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbrojti aktivitetin e portit të kompanisë MBM në Porto Romano, duke kundërshtuar kritikat e opozitës për mungesë kapacitetesh dhe problematika në sektorin portual.

Gjatë debatit në Kuvend, Balla kritikoi tonet e opozitës, duke i krahasuar me diskursin e viteve të “luftës së klasave”.

“Vjen këtu dhe na flet si dikur në këtë sallë. Flisnin për luftën e klasave, jo ik ti, jo i atij”, u shpreh ai duke iu drejtuar deputetit Redi Muçi të Lëvizjes Bashkë.

Ai theksoi se sulmet ndaj biznesit janë të pajustifikuara dhe se kompanitë kontribuojnë në financat publike përmes taksave.

“Përmendim këtu emra biznesmenësh të cilët paguajnë taksat… me një pjesë të taksave të tyre paguhet edhe paga jote”, deklaroi Balla.

Duke iu referuar konkretisht portit të kompanisë MBM në Porto Romano, Balla deklaroi se ai ka ende kapacitete të pashfrytëzuara. “Ai port sot ka vetëm 20% të kapacitetit të vet të zënë dhe ka hapësirë”, u shpreh ai.

Balla hodhi poshtë shqetësimet e opozitës për mungesë kapacitetesh, duke garantuar se qeveria ka planifikuar si duhet sektorin.

“Kjo qeveri ka planifikuar si duhet kapacitetet tona përpunuese në sektorin e transportit detar”, theksoi Balla.

Në përfundim, ai e cilësoi portin e MBM si një nga asetet më të rëndësishme në rajon.“Ai port atje është shembulli më i mirë sesi kjo qeveri ka ditur të planifikojë në kohë dhe sot aty kemi një prej porteve me aftësitë punuese më të mëdha në detin Adriatik”, përfundoi ai.

porti Porto Romano strategjik Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme/ 310 persona të lënduar që nga 13 tetori, 191 prej tyre efektivë të Policisë

22:57 / October 19, 2026

Karamuço: Protestuesit vendosnin GPS në makinat e policisë

22:22 / October 19, 2026

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.