Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

14:02 / April 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0973
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, z. Ilir Binaj, zhvilloi një takim me subjekte që operojnë në sektorin e turizmit në qytetin e Beratit. Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi mbi problematikat dhe sfidat me të cilat përballen këto subjekte gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre, bashkëpunimi me Administratën Tatimore dhe ecuria e zbatimit të planit operacional për sektorin e turizmit në rajonin e Beratit.

Në diskutimin e tij, Ministri Malaj vuri në dukje ndikimin e sektorit të turizmit dhe të sektorëve të ndërlidhur me të në ekonominë kombëtare dhe rëndësinë formalizimit real të tij. Në këtë drejtim, Ministri tha se është thelbësore rritja e deklarimit të pagave reale dhe përmirësimi i nivelit të pagave aktuale, gjë që përkthehet në rritje të mirëqenies për punonjësit dhe më shumë siguri për të ardhmen e tyre, ashtu si edhe rritja e transparencës fiskale dhe deklarimi real i qarkullimit të bizneseve.

Duke iu referuar qytetit të Beratit, z. Malaj tha se ai përbën një histori suksesi në zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit, megjithatë, duhet një angazhim më i madh për të garantuar konkurrencë të ndershme, rritje të cilësisë së shërbimeve dhe përmirësim të nivelit të pagave.

Sipas të dhënave, në sektorin e turizmit në Berat operojnë 746 tatimpagues, nga të cilët vetëm 50 janë subjekte me TVSH, ndërsa kontributi i këtij sektori në TVSH përbën rreth 2.3% të totalit të aktivitetit ekonomik, me një vlerë prej rreth 16.5 milionë lekësh. Numri i të punësuarve në këtë sektor ka pësuar rritje me 11 %, megjithatë ka ende nevojë dhe hapësirë për përmirësim të strukturës së pagave dhe formalizimit të marrëdhënieve të punës.

Në prag të sezonit turistik, është e domosdoshme rritja e angazhimit për të garantuar konkurrencë të ndershme dhe qëndrueshmëri afatgjatë të sektorit. Formalizimi i aktivitetit dhe përmirësimi i standardeve janë kyç për të rritur besimin dhe zhvillimin ekonomik.

Takimi u zhvillua në formën e një diskutimi të hapur, ku përfaqësuesit e biznesit ndanë shqetësimet dhe sugjerimet e tyre për më shumë mbështetje, akses në fuqi punëtore të kualifikuar dhe politika që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajon.

Berat bizneset malaj turizmit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.