Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

10:23 / April 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0995
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, ka përcjellë një mesazh këtë të shtunë, më 11 prill, drejtuar besimtarëve ortodoksë një ditë para të dielës së Pashkëve, duke theksuar rëndësinë e paqes, faljes dhe forcës shpirtërore në një botë që, sipas tij, po përballet me konflikte dhe pasiguri të shumta.

Në mesazhin e tij, titulluar “Paqja e Krishtit të Ngjallur në një botë të trazuar”,Kryepeshkopi ndalet tek fjalët e para të Krishtit të Ngjallur: “Paqe në ju”.

Sipas tij, kjo paqe buron nga pajtimi i njeriut me Zotin dhe shtrihet më pas në marrëdhëniet mes njerëzve.

Mes rreshtash, kryepeshkopi thekson se bota sot përballet me luftëra, frikë dhe pasiguri, por mes kësaj “stuhie globale”, mesazhi i Krishtit mbetet i njëjtë: paqe dhe shpresë.

“Të dashur vëllezër dhe motra! Në këtë botë të trazuar na mjafton vetëm një siguri: Krishti u ngjall dhe jeton. Dhe nëse jeton Krishti, jetojmë edhe ne. Dhe nëse jetojmë në Krishtin, atëherë as vdekja, as ligësia, as varfëria, as përndjekja nuk mund të na ndajë nga dashuria dhe nga paqja e Tij. Dita e Ngjalljes së Zotit tonë Jisu Krisht – shkruan shën Joan Gojarti – është themeli i paqes. Sepse nga Ngjallja e Krishtit vjen Paqja e Perëndisë. Ngjallja dhe Paqja e Perëndisë nuk është një dogmë abstrakte, por një thirrje personale.”, shton ai.

Duke u ndalur edhe tek historia e Kishës Ortodokse në Shqipëri, kryepeshkopi kujton periudhën e persekutimeve dhe shkatërrimeve fetare gjatë komunizmit, duke e cilësuar ringritjen e Kishës si dëshmi të fuqisë së besimit dhe Ngjalljes.

Në përfundim të mesazhit, Joani u bën thirrje besimtarëve që të bëhen “paqebërës” në shoqëri.

“Le t’i përgjigjemi, pra, thirrjes: ‘Paqe në ju’ me të gjithë jetën tonë. Le të bëhemi ne vetë paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja, nga lakmia dhe egoizmi. Por, që të bëhemi paqebërës, fillimisht duhet të kemi paqe brenda nesh.”, janë fjalët e tij.

Sjellim ndërmend se në vigjilje të Pashkës, mijëra besimtarë ortodoksë në të gjithë vendin u mblodhën për të shënuar daljen e Epitafit, ceremoninë më kulmore të së Premtes së Madhe, e cila simbolizon vuajtjet, kryqëzimin dhe varrimin e Krishtit. 

Ndërkohë që mesnatën e sotme, besimtarët do të mblidhen sërish për të pritur dritën e shenjtë dhe për të shpallur lajmin e madh të Ringjalljes së Krishtit.

botë Kryepeshkopi Joan mesazhi Pashët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.