Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

09:48 / April 13, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1065
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa e gjithë Europa i është larguar makinave me naftë, në Shqipëri ato vijojnë të zënë peshën më të madhe të regjistrimeve të reja të autoveturave, duke i bërë dhe më të ndjeshme pasojat e rritjes së çmimeve.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), nga 17.7 mijë autovetura që u regjistruan për herë të parë në tremujorin e parë 2026, rreth 59% e tyre ishin me naftë.

Pesha e makinave që regjistrohen për herë të parë dhe përdorin naftën si lëndë djegëse është më e larta në Europë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat. Në vitin 2024 (i fundit kur ka informacion), në Bashkimin Europian mesatarisht rreth 15% e regjistrimeve të reja ishin makina me naftë. Vendet në renditje pas Shqipërisë, Moldavia dhe Bosnjë Hercegovina e kishin këtë peshë përkatësisht 47% dhe 44%.

Ndonëse në krahasim me 2024-n, kur 66% e regjistrimeve për herë të parë të makinave në vend ishin me naftë, ka një rënie me 6 pikë përqindje, sërish pesha e makinave me naftë që hyjnë rishtazi në treg mbetet shumë e lartë.

Në Europë, në regjistrimet e reja mbizotëron benzina, me rreth 60% të regjistrimeve në 2024-n. Në Shqipëri, autoveturat e regjistruara rishtazi me benzinë ishin 18% e totalit në tre muajt e parë të 2026-s.

Një zhvillim pozitiv në 2026-n është rritja e peshës së makinave elektrike, që zunë 13% të regjistrimeve për herë të parë në janar-mars, në të njëjtën peshë si në Europë, po në 2024-n.

Pse Europa e uli përdorimin e autoveturave me naftë

Sipas Eurostat, një seri kohore e bazuar në të dhëna të disponueshme për të gjitha vitet nga 2014 deri në 2024 për 20 vende të BE-së tregon se si kanë ndryshuar llojet e energjisë së motorëve të makinave të reja të pasagjerëve.

Në këto vende, të cilat përbënin 93% të makinave të reja të pasagjerëve në BE në vitin 2024, numri i automjeteve me naftë (përfshirë hibridet) ra me 67%, ndërsa numri i automjeteve me benzinë (përfshirë hibridet) u rrit me 60%.

Rënia e përdorimit të makinave me naftë në Europë lidhet me një kombinim faktorësh rregullatorë dhe tregu. Pas skandalit të Dieselgate në vitin 2015, autoritetet europiane shtrënguan standardet e emetimeve dhe rritën kontrollet, duke e bërë këtë teknologji më pak tërheqëse për prodhuesit dhe konsumatorët. Skandali shpërtheu pasi u zbulua se prodhuesi gjerman Volkswagen kishte manipuluar testet e emetimeve për miliona automjete diesel, duke goditur rëndë besimin e publikut te kjo teknologji.

Në të njëjtën kohë, shumë qytete kanë vendosur kufizime për automjetet diesel për shkak të ndotjes së ajrit, ndërsa politikat e Bashkimit Europian kanë favorizuar kalimin drejt makinave elektrike dhe hibride përmes subvencioneve dhe objektivave klimatike.

Paralelisht, rritja e taksave dhe ulja e avantazhit të çmimit ndaj benzinës kanë ndikuar në vendimet e blerësve, ndërsa prodhuesit e mëdhenj kanë zhvendosur strategjinë drejt elektrifikimit. Si rezultat, pesha e makinave me naftë në Europë është në rënie të vazhdueshme, veçanërisht në segmentin e makinave të reja./Monitor.al

makinat naftë shqiptarët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.