Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët

10:15 / April 13, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1085
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të nisjes së Samitit të IV të Diasporës në Tiranë, vjen një videomesazh nga anëtari i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani.

“Gjatë krejt kohës si politikan, kurrë rrënjët e mia nuk i harroj! I lindur në Mitrovicë, i rritur në Suedi, mburrna që jam shqiptar dhe gjithkush e din që jam shqiptar”, shprehet Dibrani.

Ndërsa ndan videomesazhin e Dibranit në rrjetet sociale, ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha e vlerëson atë si “një shqiptar që ka ndërtuar suksesin e tij në politikën suedeze dhe përtej, duke mishëruar vlerat dhe krenarinë e të qenit shqiptar në zemër të Evropës”.

Ndërkohë sjellim ndërmend se një tjetër video që tërhoqi vëmendjen e rrjetit mbrëmjen e kaluar, ishte ajo nga sheshi më i famshëm në New York, Times Square, ku në një ekran gjigand shfaqej një klip i shkurtër ftues për Samitin e Diasporës që nis sot më 13 prill, në Tiranë.

Në klip janë gjeneruar me inteligjencë artificiale figura të tilla si Ismail Qemali, Nënë Tereza etj.

Tirana do të mirëpresë më 13-15 prill 2026 Samitin e IV të Diasporës Shqiptare, një ngjarje e rëndësishme që mbledh personalitete nga politika, ekonomia, shkenca dhe arti nga Shqipëria dhe diaspora.

Nën moton “Diaspora Shqiptare 2030, Përmes rrënjëve lartësohemi”, samiti synon forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve kudo në botë.

Agjenda e Samitit

Aktivitetet të hënën nisin me ceremoninë e mirëseardhjes në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku do të bëhet hapja zyrtare e samitit dhe dekorimi i personaliteteve të diasporës nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Dita kryesore e samitit është e marta, 14 prill, që hapet me regjistrimin e pjesëmarrësve dhe më pas me ceremoninë zyrtare të hapjes. Në këtë sesion do të shfaqen histori suksesi të diasporës, ndërsa fjalën e hapjes do ta mbajë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Fjala kryesore do të mbahet nga kryeministri Edi Rama.

Dita e dytë do të mbyllet me mbrëmjen gala në Pallatin e Kongreseve, me pjesëmarrjen e personaliteteve nga Shqipëria dhe diaspora.

Aktivitetet vijojnë të mërkurën, më 15 prill, me “Mëngjesin e vëllazërimit”, ku përfaqësues të komuniteteve fetare shqiptare do të japin mesazhe bashkimi dhe harmonie, mes tyre Imam Dr. Rifat Alili, Dom Pjetër Popaj, Rev. Nikodhim Preston dhe të tjerë.

Samiti mbyllet me aktivitetin artistik “Zërat e Diasporës”, që do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur si Anbeta Toromani dhe Marigona Qerkezi.

Gjatë dy ditëve do të zhvillohen gjithashtu aktivitete të shumta paralele, përfshirë takime biznesi, ekspozita, prezantime startup-esh, programe kulturore dhe edukative, si dhe hapësira të dedikuara për produktet shqiptare dhe promovimin e projekteve të diasporës.

eurodeputetit mesazhi Samiti i diasporës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.