Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

12:00 / April 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1097
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeqyteti shqiptar mikpret sot një nga ngjarjet më të rëndësishme mbarëkombëtare të vitit. Nga dita e sotme deri më 15 prill 2026, Tirana kthehet në qendrën e shqiptarëve nga e gjithë bota përmes Samitit të Katërt të Diasporës, që vjen me moton frymëzuese: “Përmes Rrënjëve Lartësohemi”.

Samiti do të zhvillohet kryesisht në ambientet e Pallatit të Kongreseve në datat 14-15 prill, ndërsa ditën e sotme në orën 18.00 Ceremonia e Mirëseardhjes do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, me pjesëmarrjen e personaliteteve nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, duke i dhënë ngjarjes përmasat e një feste të vërtetë kombëtare.

Aktiviteti do të ofrojë një program të larmishëm me panele tematike, ku pjesëmarrësit do të mund të eksplorojnë fusha të ndryshme interesi si ekonomia, inovacioni, arsimi, shëndetësia, arti dhe ruajtja e identitetit kombëtar.

Disa nga panelet dhe ngjarjet kryesore të ndara sipas tematikave: Ekonomia, inovacioni dhe zhvillimi; diaspora partner në biznes dhe inovacion; zhvillimi lokal dhe rural (kryebashkiakë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës do të diskutojnë mbi rolin e diasporës në zhvillimin lokal); integrimi evropian; edukimi, shkenca dhe shëndetësia; mësimi digjital dhe gjuha shqipe; Diaspora dhe kërkimi shkencor (Programi READ); sistemi shëndetësor; kultura, identiteti dhe bashkëpunimi politik; Bota arbëreshe dhe identiteti kombëtar; diaspora mbarëshqiptare; mëngjesi i vëllazërimit (një takim unik mes klerikëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare shqiptare në diasporë (SHBA, Zvicër, Gjermani etj.), në një lutje të përbashkët për Shqipërinë); arti, sporti dhe gastronomia; rrënjë dhe udhëtime; Softpower-i sportive; zërat e diasporës (TKOBAP); aktivitete paralele dhe ekspozita.

Përgjatë të gjitha ditëve, ambientet e Pallatit të Kongreseve do të gumëzhijnë nga aktivitete mbështetëse, duke përfshirë:

Takime B2B dhe rrjetëzim për bizneset e diasporës.

Hapësira promovuese “Made in Albania”.

Këndi i Muzeut Besa dhe stenda e traditës popullore.

Ekspozita e posaçme e Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Këndi i Librit “Libri si urë identiteti” me botues dhe shkrimtarë të njohur.

Hapësirë dedikuar Startup-eve shqiptare që synojnë tregun global tek Piramida e Tiranës.

Diasporës Mirëpret samitin tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.