Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kthimi nga investimi i rezervës valutore u përmirësua në 2025

08:18 / April 14, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1121
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kthimi nga investimi i rezervës valutore shënoi rritje të lehtë vitin e kaluar.

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kthimi i rezervës ishte pozitiv në masën 3.03%, nga 2.91% që kishte qenë në vitin 2024.

Një rritje e lehtë e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në gjysmën e dytë të 2025, ka ndikuar në një korrektim të vogël në rritje të kthimit nga rezerva valutore.

Gjithashtu, një ndikim pozitiv vlerësohet se ka dhënë veçanërisht edhe rritja e çmimeve të arit.

Në fund të vitit 2025, përbërja e rezervës valutore bruto sipas monedhave dominohej nga Euro me 60.3%, e ndjekur nga Dollari Amerikan me 22.3%, Ari me 5.9%, të drejtat e tërheqjes në FMN (SDR) me 3.7%, Paundi Britanik me 2.5%, Renminbi Kinez, me 2.7%, Jeni Japonez me 2%, dhe Dollari Australian me 0.6%.

Në fund të dhjetorit 2025, stoku i rezervës valutore bruto përfshinte edhe rreth 116.99 mijë onz ose 3.64 ton ar monetar.

Rezerva valutore e administruar nga Banka e Shqipërisë është e investuar në aktive likuide, kryesisht me afat maturimi 1-3 vjet dhe 3-5 vjet.

Pesha e investuar në instrumente të borxhit me afat mbi 5 vjet rezulton me rritje, duke përfaqësuar rreth 13.4% të portofolit të rezervës së investuar në tituj, në mbyllje të vitit.

Portofoli i administruar nga administratori i jashtëm (IBRD, pjesë e Bankës Botërore) ka vijuar të investohet kryesisht në instrumente borxhi të emetuara nga qeveri dhe agjenci qeveritare, kundrejt një portofoli referencë 1-3 vjet emetime të thesarit amerikan.

Në funksion të rritjes së rezervës valutore, në muajin dhjetor u realizua ndryshimi i portofolit që administrohet nga IBRD-ja, duke iniciuar mandatin e ri të investimit në tituj të mbështetura në kredi hipotekare (Mortgage Backed Securities, MBS). Ky mandat investimi do të zbatohet me një horizont kohor investimi 5 vjet.

Në fund të vitit 2025, rreth 63.7% e portofolit të rezervës valutore rezultonte e investuar në emra me renditje të cilësisë së lartë (klasa AAA dhe AA, duke përfshirë edhe ekspozimet në llogari rrjedhëse dhe SDR).

Ekspozimet sipas llojit të emetuesit/kundërpalës me të cilën investohet, përfaqësohen nga qeveri/banka qendrore (81%), ndjekur nga banka/institucione të tjera financiare (7.7%), institucione shumëpalëshe (5.9%), agjenci (4.4%), autoritete qeveritare/organe publike (0.5%) dhe institucione të garantuara nga qeveritë (0.4%).

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 6.3 miliardë eurove. Vlera e mjeteve të rezervës valutore është rritur me 16.5% krahasuar me një vit më parë./Marrë nga Monitor

investimi kthimi rezervës valutore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.