Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti i IV i Diasporës/ Ministri Hoxha: Diaspora pjesë e pandashme e qenies sonë

10:10 / April 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1142
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi rëndësinë e diasporës shqiptare gjatë fjalës së tij në Samitin e IV të Diasporës, duke e cilësuar atë si një element kyç në forcimin e vendit dhe identitetit kombëtar.

Në fjalën e tij, Hoxha u shpreh se Tirana nuk është më vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, por një shtëpi e përbashkët për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen. Ai nënvizoi se samiti zhvillohet në një moment kyç, kur bota po përjeton ndryshime të shpejta, ndërsa Shqipëria po përparon me ritme të shpejta drejt integrimit evropian.

Ministri shtoi se i njëjti progres dhe perspektivë evropiane vlen edhe për Kosovën, duke theksuar bashkëpunimin dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve në rajon.

Sipas tij, diaspora shqiptare nuk duhet parë thjesht si një komunitet jashtë vendit, por si një pjesë e pandashme e qenies kombëtare, që kontribuon në zhvillimin dhe fuqizimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Sot në këtë sallë rreh një zemër të madhe, një zemër që e bën këtë qytet sot e përditë më shumë se vetëm kryeqytetin e Shqipërisë, e bëjnë një shtëpi të përbashkët për të gjithë  ne. Samiti i IV i Diaspora vjen në një momentin kyç.

 Bota përreth nesh ndryshon në mënyrë marramendëse, Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt se ardhmes  evropiane dhe këtë mund ta them me bindjen dhe për Kosovë.

Shqipëria kudo që ndodhet, është sot me e gjallë  dhe më e fortë se kurrë. Diaspora nuk është thjesht jashtë, ajo është pjesë e pandashme e qenies tonë.”, tha ai,

Samiti i IV i Diasporës mblodhi shqiptarë nga vende të ndryshme të botës, duke synuar forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë saj, si dhe rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Diasporës ferit hoxha ministri samiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.