Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti i Diasporës/ Rama: Pandëshkueshmëria është një mit i së kaluarës në Shqipëri

10:34 / April 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1147
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samiti i IV i Diasporës, theksoi përparimin e Shqipërisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe forcimin e shtetit ligjor.

Ai u shpreh se sot rreth 95% e shërbimeve shtetërore janë të aksesueshme online, duke u mundësuar qytetarëve brenda dhe jashtë vendit t’i marrin ato me një klikim nga smartphone apo kompjuteri.

Rama bëri një krahasim me të kaluarën, duke kujtuar se në takimin e parë të diasporës Shqipëria njihej ndërkombëtarisht si një vend ku mbizotëronte pandëshkueshmëria dhe ligji zbatohej vetëm për të dobëtit.

Sipas tij, kjo situatë tashmë ka ndryshuar rrënjësisht. Kryeministri deklaroi se pandëshkueshmëria është “një mit i së kaluarës”, ndërsa shtoi se askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është sot më e pavarur se kurrë më parë, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1912.

“Sot ju i merrni të gjitha shërbimet, rreth 95% të shërbimeve të shtetit kudo ku jeni falë një kliku në smartphone apo kompjuterin tuaj. Atëherë kur u mblodhëm për herë të parë, Shqipëria njihej botërisht dhe ishte e damkosur nga Bashkimi evropian si atdheu i pandëshkueshmërisë,  ku ligji vepronte vetëm ndaj të dobëtëve dhe ku çdo i fortë sundonte ligji, sot pandëshkueshmëria është një mit i së kaluarës në Shqipëri.

Askush sot nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është e pavarur siç nuk ka qenë qysh ka qenë në krye të herës nga 1912, deri sa ne me vullnet të plotë i dorëzuam shpatën që i takon vetëm asaj për të bërë drejtësia të barabartë për të gjithë dhe pa kursyer askënd.”, tha Rama.

Diasporës Pandëshkueshmëria Rama samiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.