Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nga sot reduktohet me 40% flota e autobusëve

09:00 / April 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1213
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke nisur nga sot, e mërkurë 15 prill, nis reduktimi i numrit të autobusëve në kryeqytet. Një ditë më parë Shotatat e Transportit Urban dhe Interurban njoftuan se do të reduktonin me 40% numrin e autobusëve, pasi pretendojnë se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të plotësuar kërkesat e tyre për subvencionim të karburantit në këtë kohë të rritjes së çmimeve të diktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme.

“Kjo mungesë reagimi dhe veprimi konkret ka përkeqësuar ndjeshëm situatën financiare të operatorëve, të cilët ndodhen tashmë në kushte tejet të vështira për të përballuar vazhdimin e aktivitetit. Për pasojë, ju bëjmë me dije se, duke filluar nga nesër do të reduktojmë numrin e mjeteve në qarkullim duke e ulur me 40% flotën në shërbimin e transportit publik, si një masë e detyruar për përballimin e kësaj situate emergjente.”, shpjeguan dje shoqatat, të cilat u shprehën gjithashtu se mbeten të hapura për dialog dhe bashkëpunim, por theksojnë nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe efektive.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban u ka bëë gjithashtu thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe të parashikojnë kohën e udhëtimit.

Këto shoqata argumentojnë se pavarësisht problematikave të ngritura prej javësh dhe një takimi të zhvilluar më 1 prill 2026, deri tani nuk është marrë asnjë vendim konkret për të ndihmuar operatorët. Ende nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, nuk ka një plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare, si dhe mungojnë afate të qarta për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Gjithashtu, sipas tyre nuk ka nisur asnjë proces për rishikimin e elementeve fiskale që ndikojnë drejtpërdrejt në kostot operative, si akciza, taksa e qarkullimit dhe TVSH-ja.

40% autobusëve flota Reduktohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.