Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

12:58 / April 15, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1256
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndarja dhe administrimi i plazheve përgjatë vijës bregdetare vit pas viti ka nxjerrë në pah problematika nga më të ndryshmet për sipërfaqet që shfrytëzohen nga subjekte private dhe bashkitë e deri tek pastërtia veçanërisht e plazheve të caktuara si publike. 

Këtë sezon veror ndryshimet e qeverisë sa i takon administrimit të plazheve parashikojnë edhe një mënyrë ndryshe të pastrimit të tyre, tashmë me shërbim 24 orë.

Drejtori i agjencisë rajonale të bregdetit në Durrës që është struktura përgjegjëse që do të verifikojë në terren kushtet dhe rregullat e administrimit të plazheve, shpjegon skemën e re të pastrimit.

Sipas udhëzimeve të reja të qeverisë, është forcuar roli i institucioneve përgjegjëse në terren për monitorimin e zbatimit të rregullave, me fokus të veçantë tek kontrolli i zhurmave dhe organizimi i hapësirave detare për mjetet lundruese.

Sa i përket ndarjes së vijës bregdetare, rregullorja përcakton që në çdo 1000 metra plazh, 300 metra do të jenë të dedikuara për publikun, ndërsa pjesa tjetër mund të menaxhohet nga subjektet private.

pastrimi plazhet qeverisë skema
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.