Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mblidhet sot Kuvendi/ 4 interpelanca në rend dite, në fokus ‘KAYO’, porti i Durrësit dhe arsimi

09:16 / April 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1278
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte, 16 prill, në seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar katër interpelanca të kërkuara nga opozita, si dhe një sërë projektligjesh dhe diskutimesh parlamentare.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00 dhe përfshin interpelanca urgjente me ministra dhe përfaqësues të qeverisë për çështje të ndryshme me ndjeshmëri politike dhe publike.

Një nga interpelancat kryesore është ajo e kërkuar nga Partia Demokratike me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, lidhur me krijimin, funksionimin dhe marrëdhëniet kontraktuale të shoqërisë ‘KAYO’. Opozita ka ngritur gjithsej 22 pyetje që lidhen me rolin e ministrit, procedurat kontraktuale, kontrollin parlamentar dhe çështje të sigurisë kombëtare.

Një tjetër interpelancë e PD-së është me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ku do të kërkohen sqarime për politikat dhe udhëzimet e fundit të ministrisë, me fokus të veçantë në licencimin dhe kualifikimin e mësuesve.

Ndërkohë, deputetët e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për anulimin e tenderit të portit të ri të Durrësit. Megjithatë, pjesëmarrja e kryeministrit mbetet e pasigurt, pasi ai ndodhet për një vizitë zyrtare në Itali, ku pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni.

Të njëjtët deputetë kanë kërkuar gjithashtu interpelancë me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, lidhur me miratimin e një leje ndërtimi të një resorti.

Përveç interpelancave, në rendin e ditës janë parashikuar edhe miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, njoftime, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë çështje që lidhen me energjinë, mjedisin dhe bashkëpunimin teknik me vende të BE-së.

Në fund të seancës priten edhe diskutime jashtë rendit të ditës.

Interpelanca kuvendi mblidhet Porti i Durrësit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.