Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kryeekonomisti i Bankës Botërore: Lufta në Iran mund të çojë miliona njerëz të tjerë drejt urisë

09:44 / April 16, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1282
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta SHBA–Izrael kundër Iranit dhe armiqësitë në Lindjen e Mesme mund të shtyjnë miliona njerëz të tjerë drejt urisë, ka paralajmëruar ekonomisti kryesor i Bankës Botërore në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP.

“Rreth 300 milionë njerëz vuajnë tashmë nga pasiguria akute ushqimore,” tha Indermit Gill. Ai shtoi se “ky numër do të rritet me rreth 20 për qind shumë shpejt”,ndërsa efektet zinxhir të krizës përhapen.

Sipas ekonomistit amerikan, më të ekspozuar janë njerëzit në vendet që janë në luftë ose që kanë qeveri të brishta. Ai shtoi se, nëse situata nuk zgjidhet shpejt, “uria do të fillojë të godasë masivisht këto vende”.

“Ushqimi që është aktualisht në treg tashmë është prodhuar,” tha Gill, por efektet reale të krizës mund të ndihen brenda disa muajsh.

Indermit Gill, i cili është kryeekonomisti i Grupit të Bankës Botërore dhe zëvendëspresident i lartë për Ekonominë e Zhvillimit, e dha këtë intervistë për AFP-në në margjinat e takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington.

Bankës Botërore iran Kryeekonomisti Lufta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.