Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zjarri tek “Arlis”, Shabani: Task Forcë për hetimin e sigurisë së banesave në kryeqytet

10:51 / April 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1261
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i Popullit, Endri Shabani, reagoi sot pas djegies së pallatit të kompanisë “Arlis”, duke theksuar se zjarri nxori në pah papërgatitjen e institucioneve për të përballuar situata emergjente të kësaj natyre.

Deklarata e Shabanit erdhi gjatë konferencës me titull “Të drejtat e njeriut dhe mirëqeverisja në Shqipëri”, ku po prezantohet edhe Raporti Vjetor i Avokatit të Popullit 2025.

Sipas tij, nga hetimi paraprak janë konstatuar probleme serioze që lidhen me funksionimin e pushtetit vendor.

Shabani bëri të ditur se institucioni që ai drejton ka ngritur një Task Forcë të posaçme për të hetuar sigurinë e banesave në kryeqytet, me synim identifikimin e mangësive dhe parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen. Ai gjithashtu i bëri thirrje Bashkisë së Tiranës që të ndërhyjë menjëherë për strehimin e banorëve të prekur, përmes programeve të strehimit social.

Në vijim, Avokati i Popullit prezantoi edhe gjetjet kryesore të Raportit 2025, duke evidentuar një sërë problematikash që prekin drejtpërdrejt qytetarët. Sipas tij, institucioni merr numrin më të lartë të ankesave për çështjet që lidhen me Kadastrën, ndërsa shumë qytetarë vijojnë të presin dëmshpërblim për përmbytjet e vitit 2010.

Një tjetër shqetësim sipas Shabanit mbetet sistemi gjyqësor, ku qytetarët presin mesatarisht deri në 4 vite për të marrë një vendim. Po ashtu, burgjet në vend rezultojnë të mbipopulluara, duke krijuar kushte jo të përshtatshme për të dënuarit.

Shabani ngriti shqetësim edhe për trajtimin e të miturve gjatë protestave, duke theksuar se në disa raste ata janë marrë në pyetje në komisariate pa praninë e prindërve, çka përbën shkelje të të drejtave të tyre.

Në fund, ai vuri në dukje se edhe pse digjitalizimi synon të përmirësojë shërbimet publike, në praktikë ai i ka bërë ato më të vështira për një pjesë të qytetarëve, duke krijuar barriera të reja në aksesin ndaj administratës.

Avokati i Popullit theksoi nevojën për ndërhyrje të menjëhershme institucionale dhe reforma konkrete për të adresuar këto problematika dhe për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Endrit Shabani pallati Tiranë zjarri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Kapet 39-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi drejt Spanjës/ Në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

11:15 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.