Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ndryshimi i Rregullores, PS ftesë opozitës: Të rikthejmë çështjet jashtë rendit të ditës në fillim të seancës. PD: Po ngushtoni hapësirat e deputetëve

11:45 / April 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1299
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për më shumë se dy orë deputetët e Kuvendit, kërkuan fjalën për procedurë, por u përfshinë në replika e debat mes tyre lidhur me fondet në bujqësi dhe Samitin e Diasporës.

Nisur nga kjo situatë e përsëritur tashmë në Kuvend, ku rendi i ditës nis vetëm pas dy orësh kur ka filluar seanca parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla propozoi që nëse opozita është dakord, çështjet jashtë rendit të ditës të rikthehen në fillim të seancës, siç ka qenë para vitit 2011.

Balla: Në rregulloren e Kuvendit e kemi një nen, 45, për çështje që nuk janë në rend dite. Deri pak vite më parë çështjet që nuk ishin në rend dite, ishin në fillim. Në mënyrë të njëanshme nga grupi i PD në 2011 u hoqën për të shkuar në fund të seancës. Kemi pasur një debat të ashpër.

Tani u kanë ardhur mend dhe me të drejtë thoni që disa çështje deputeti duhet t’i ngrejë në fillim. Meqë jemi në moment ndryshimesh në rregullore a jeni dakord që ta rikthejmë këtë një orë në fillim rendi siç e kemi pasur dhe t’i japim fund kësaj procedurës qesharake, që në emër të procedurës… që asnjë nuk ka folur për procedurë…

Bylykbashi: Ne dje në këshillin për Rregulloren diskutuam një set propozimesh në rregulloren e Kuvendit. Edhe kjo që sapo ndodhi këtu është treguesi i asaj që i qasemi rregullores, pra e bëjmë propozimin aty për aty. Madje e bëjmë duke shtrënguar hapësirat e opozitës në Kuvend. Duhet kohë që Kuvendi të studiojë…

Peleshi: Të gjejmë një rrugë të përbashkët si ta heqim këtë që flet për rregulloren, por e shkel vetë rregulloren. Nëse kjo vjen siç thotë Boçi që përpiqemi të gjejmë hapësira, hajde të bëjmë ndryshime. Meqë kemi në dorën rregulloren hajde bëjmë ndryshime, por për këtë duhet bashkëpunim, kryetarët e grupeve i ftoj për bashkëbisedim të vijnë, sidomos për rregulloren.

ftesë ndryshimi opozitës PS rregullores
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.