Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Karakaçi: Porti i Porto Romanos, projekt strategjik për zhvillimin logjistik të vendit

13:01 / April 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0935 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi në Kuvend se projekti për ndërtimin e portit tregtar të Porto Romanos përbën një investim strategjik dhe transformues për zhvillimin e vendit.

Gjatë interpelancës së kërkuar nga deputeti i opozitës Erald Kapri, lidhur me ecurinë e projekteve infrastrukturore, Karakaçi theksoi se porti i ri synon të rrisë kapacitetet logjistike dhe gjeostrategjike të Shqipërisë.

“Pavarësisht se si duan ta interpretojnë zbatimin e këtij projekti, ky është një investim nga më transformuesit për zhvillimin e vendit dhe për portin e ri të Durrësit”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se porti aktual i Durrësit, për shkak të funksioneve të shumta ndër vite, ka kufizuar potencialin e zhvillimit të vetë qytetit dhe të infrastrukturës portuale.

“Porti i ri tregtar i integruar në Porto Romano është një projekt që pasqyron ambicien e qeverisë shqiptare për ta sjellë vendin në një nivel më të lartë të zhvillimit logjistik dhe gjeostrategjik. Porti i Durrësit ka mbajtur ndër vite funksione të shumta tregtare, industriale dhe urbane, duke kufizuar potencialin e zhvillimit të qytetit dhe vetë portit”, deklaroi Karakaçi.

Sipas tij, projekti është hartuar mbi një masterplan me ekspertizë ndërkombëtare dhe parashikon ndërtimin e një porti të klasit botëror, me standarde të larta teknologjike dhe mjedisore, të aftë të përballojë nevojat ekonomike të dekadave të ardhshme.

karakaçi porti Porto Romano
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.