Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha, takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Shqipëria rrezikon të mos ekzistojë më

20:19 / April 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti në një takim sot një përfaqësi të zgjeruar të Këshillit Koordinues të Diasporës, të përbërë nga Lazim Destani (kryetar i KKD-së), Anila Smørgrav (nënkryetare), Emina Cunmulaj, Drita Gjongecaj, Ira Londo, Mirela Mezani, Brikena Muharremi dhe Rosario Peta.

Përfaqësuesit e KKD thanë se një kërkesë e tyre për opozitën dhe qeverinë është që në zgjedhjet e radhës diaspora të jetë e përfaqësuar me kandidatë të saj në një zonë elektorale.

Kryetari i opozitës tha se historia e diasporës është historia e shqiptarëve të suksesshëm dhe posaçërisht e vajzave dhe grave. “Pas Kadaresë dhe Shën Terezës, vajzat shqiptare në botë janë më të famshmet dhe ne krenohemi me to”, theksoi Berisha.

“Një tërësi kombëtare është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Shqipëria është në rrezik të madh ekzistencial. Në periudhën 2015–2024, sipas Eurostat, 1.099 milion shqiptarë kanë emigruar dhe kjo vetëm në zonën Shengen”, shtoi ai duke folur për dramën e shpopullimit të vendit.

“Nëse vazhdohet kështu, në 5 dekada Shqipëria rrezikon të mos ekzistojë më”, tha Berisha.

Ai foli edhe për “Ballkanin e Hapur”, si pjesë e politikave apatride dhe shpopulluese të Edi Rama, duke dobësuar ekonominë shqiptare dhe minuar projektin kombëtar të përbashkët.

Duke folur për ekonominë, Berisha u ndal te mbizotërimi i drogës në këtë sektor jetik. “Ka qenë narkotrafiku që ka çuar në krijimin e ‘superlekut’, gjë që ka dobësuar euron dhe dollarin, duke u sjellë problem deri në falimentimin e eksportuesve”.

Berisha i ka quajtur kullat e larta dhe të shtrenjta të Tiranës monumente të drogës dhe korrupsionit.

Biseda u përshkrua nga tone të ngrohta dhe miqësore, dhe shqiptarët e diasporës shprehën falënderimin dhe mirënjohjen për pritjen dhe mbështetjen e tij për angazhimin dhe kontributin e diasporës në të gjitha fushat e jetës së vendit dhe përfaqësimin e saj në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar.

Berisha diasporen rrezikon Shqiperia Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.