Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria përshëndet armëpushimin 10-ditor Izrael –Liban

09:59 / April 17, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1351
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me armëpushimin 10-ditor të shpallur mes Izraelit dhe Libant, të ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në reagimin thuhet se, Shqipëria e mirëpret këtë zhvillim si një hap konstruktiv dhe të nevojshëm drejt uljes së tensioneve në rajon, si dhe për parandalimin e humbjeve të mëtejshme të jetëve njerëzore.

Ministria thekson rëndësinë e respektimit të plotë të armëpushimit nga të gjitha palët e përfshira.

Në mënyrë të veçantë, ajo nënvizon se Hezbollah duhet të ndërpresë çdo veprim armiqësor ndaj Izraelit dhe të veprojë në përputhje me vendimet dhe autoritetin e qeverisë libaneze.

Autoritetet shqiptare shprehin gjithashtu shpresën se ky armëpushim do të krijojë kushte të favorshme për një dialog kuptimplotë mes palëve, duke kontribuar në një ulje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të tensioneve.

Shqipëria inkurajon të gjitha palët e përfshira, si dhe partnerët ndërkombëtarë, që të ndërtojnë mbi këtë moment dhe të bashkëpunojnë në mënyrë të koordinuar për arritjen e një paqeje të sigurt dhe afatgjatë në rajon.

10-ditor armëpushimin liban-izrael përshëndet Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.