Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, fjalët rrëqethëse të vëllait të saj në sallë: Edhe fëmijët do kërkojnë drejtësi për nënën e tyre

11:27 / April 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1361
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt, ka rrëfyer edhe vëllai i saj, Leonardi.

Ai u shpreh se këtë vrasje e ka organizuar Naim Murseli me Kushtrim Kokallën, duke e gjetur Granit Plavën si vrasës.

Ai gjithashtu shtoi se këtë gjyq po e ndjekin edhe fëmijët e Liridonës, të cilët do të kërkojnë drejtësi për nënë  e tyre.

Fjala e plotë e Leonard Ademajt:

Po bëhen gati tre vite që nga vrasja e Liridonës, më kujtohet si sot arrestimi i të akuzuarve.

Për ne si familje nuk ishte e lehtë kjo periudhë tre vjeçare, e kemi gjetur besimin dhe kemi heshtur në shumë momente që ndoshta nuk është dashur të heshtim.

Në këtë ditë kur do të flasim të gjithë që ishim palë, një gjë është e qartë, që Naimi e ka organizuar këtë vrasje së bashku me Kushtrimin, duke e gjetur Granitin si vrasës.

Në së paku 22 kamera janë kapur Naimi, Graniti, Kushtrimi. Nuk dua t’i citoj disa deklarata të tyre. Në deklaratat e dhëna Kushtrimi thotë: “Naimi më ka thënë një vit para ta vras Liridonën”, Kushtrimi thotë: “kur jemi takuar me Naimin e Granitin, Naimi i thotë Granitit ti po kryjshe punë”. Kushtrimi thotë: “natën kritike pasi kemi arritur në Zvicër, shyqyr e kryva këtë punë”, Kushtrimi thotë pasi Naimi e ka pa policinë duke ardhur në ditën e varrimit më ka pyetur për armën.

Ndërsa Naimi deklaron kështu: “kam qenë keq mentalisht kur Liridona e ka kuptuar tradhtinë që ia kam bë”, Naimi thotë me Kushtrimin kam qenë gjithë kohës, i thotë dëshmitarit Valon Llukës, prokurorja më ka bë pyetje si me e pas vra unë Liridonën.

Pra, Kuqa është Kushtrimi, të gjithë e thirrin kështu.

I nderuar trup gjykues, ne si popull kemi kaluar sakrifica, por na ka bashkuar një tragjedi dhe ajo është lufta me gruan, për 16 vite janë vra 59 gra. Asnjë prej familjeve nuk ka kërkuar ngjarjen e atyre që na i kanë vra por kemi kërkuar drejtësi.

Kuptohet se kush e gjeti vrasësin e kush e organizoi krimin, këtu është shumë e qartë që Naimi ka kërkuar të vrasë Liridonën.

Pa Naimin nuk ka Kushtrim, pa Kushtrimin nuk ka Granit, pa Granitin nuk do kishte vrasje.

Përveç neve, këtë proces do e shohin edhe fëmijët e Liridonës, do kërkojnë drejtësi për nënën e tyre, kur të shohin këtë proces nuk do brengosen sepse dikush e ka vënë drejtësinë në vend.

Ata do të rriten dhe do të falënderojnë secilin, policinë, prokurorinë, gjykatën që vrasjen makabre të nënës së tyre e zbuluan dhe kriminelët u dënuan.

Pas më shumë se tetë muajve nga vrasja e Liridonës ishte takimi i parë që kisha me ta, nuk e dinim se si e kanë përjetuar vrasjen e nënës së tyre, pas takimit, ata ishin kundër babait të tyre, e sot tetë vjet pas, ende nuk flasin.

Ditën e vrasjes së Liridonës, me të iku edhe gjysma e shpirtit dhe jetës tonë, na ka mbetur edhe gjysmë jete që duhet ju të vendosni se a duhet të jetojmë me frikë apo të sigurt. Kërkojmë burgim të përjetshëm, çdo vendim tjetër e cenon Liridonën, vetëm vuajtja e dënimit nga ta e lehtëson dhimbjen tonë.

Gjyqi liridona ademajt vrasjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.