Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ulet me 2,48% primi mesatar i sigurimit të detyrueshëm të makinës

12:24 / April 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1457
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tregu i sigurimeve shënoi rritje të qëndrueshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, por zhvillimet në segmentin motorik po reflektojnë ndryshime të rëndësishme në mënyrën e përllogaritjes së primeve, të lidhura me profilin e riskut të drejtuesve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto arritën në rreth 5.93 miliardë lekë, në rritje me 6,01%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa dëmet e paguara bruto u rritën me 11,81%, duke arritur në 2.14 miliardë lekë.

Rritje është regjistruar edhe në numrin e kontratave dhe dëmeve, çka konfirmon zgjerimin e aktivitetit në treg.

Megjithatë, një nga zhvillimet më domethënëse lidhet me sigurimet motorike, që përbëjnë segmentin dominues të tregut  të Jo Jetës. Në këtë segment, primi mesatar për produktin kryesor, sigurimin e detyrueshëm MTPL të brendshëm, ka shënuar një ulje prej 2,48%.

Ky ndryshim vlerësohet të jetë kryesisht rezultat i fillimit të zbatimit të faktorëve të rinj të riskut, në veçanti “historiku i dëmeve”, i parashikuar në kuadrin rregullator të Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Ky mekanizëm synon të diferencojë më qartë çmimin e sigurimit bazuar në sjelljen dhe historikun individual të drejtuesve të mjeteve.

Pra drejtuesit me histori më të mirë pa dëme përfitojnë prime më të ulëta, ndërsa ata me histori më të lartë dëmesh përballen me kosto më të larta sigurimi.

Pavarësisht uljes së primit mesatar, segmenti motorik vijon të mbetet dominues, duke zënë 66,74% të tregut të Jo-Jetës, me prime që arritën në 3.59 miliardë lekë dhe dëme të paguara në 1.28 miliardë lekë, të dyja në rritje vjetore.

Të dhënat tregojnë se tregu i sigurimeve mbetet i dominuar nga segmenti i Jo Jetës, që përbën mbi 90% të totalit, ndërsa sigurimet vullnetare dhe ato të Jetës dhanë gjithashtu kontribut pozitiv.

Zbatimi i faktorëve të rinj të riskut në sigurimet motorike konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të tregut dhe përafrimit me praktikat evropiane, duke ndikuar drejtpërdrejt në strukturën e çmimeve dhe në sjelljen e konsumatorëve. 

Detyrueshëm makinës Primi sigurimit ulet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.