Një operacion policor i zhvilluar në Shkodër ka çuar në arrestimin e pesë personave, në kuadër të goditjes së një rasti prostitucioni në qytet.
Operacioni i koduar “Rent Home 3” zbuloi se aktiviteti zhvillohej në dy apartamente të marra me qira, ku ushtronin prostitucion tre shtetase nga Kolumbia, të moshave 48, 32 dhe 27 vjeçe.
Së bashku me to u arrestuan edhe dy shtetas shqiptarë, të cilët u kapën në ambientet e apartamentit.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari, si dhe gjashtë telefona celularë.
Po ashtu, është nisur procedim penal ndaj personit që kishte dhënë apartamentet me qira, pasi dyshohet se kishte dijeni për përdorimin e tyre.
Operacioni u realizua nga strukturat e Policia e Shtetit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Materialet janë dërguar në prokurori për veprime të mëtejshme.
