Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

7.9 miliardë euro për transportin deri në 2030

16:20 / April 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
transporti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Transporti në Shqipëri do të kalojë në një fazë të re reformash konkrete deri në vitin 2030, me fokus te ligjet europiane, digjitalizimi dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.

Transporti në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re reformash, të mbështetura nga një paketë investimesh që arrin në rreth 7.9 miliardë euro për periudhën 2026–2030. Strategjia e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e hedhur për konsultim publik, parashikon jo vetëm ndërtim infrastrukture, por edhe ndryshime konkrete në mënyrën si funksionon sistemi për qytetarët dhe bizneset.

“Përafrimi i plotë ligjor do të përfshijë transportin rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror, si dhe Sistemet Inteligjente të Transportit dhe të drejtat e udhëtarëve. Aktualisht rreth 45% e acquis mbetet për t’u përafruar plotësisht. Mbyllja e këtij hendeku deri në vitin 2027 është thelbësore për aksesin në fondet e Bashkimit Evropian”.

Një pjesë e mirë e investimeve do të shkojë për lidhjen e Shqipërisë me korridoret europiane dhe zhvillimin e hekurudhës, ndërsa paralelisht do të futen sisteme të reja teknologjike.

“Do të zbatohen Sistemet Inteligjente të Transportit, përfshirë informacionin e trafikut në kohë reale, biletimin digjital dhe sistemet elektronike të tarifimit. Parashikohet gjithashtu menaxhim inteligjent i trafikut në rrjetin TEN-T dhe kontroll i bazuar në risk për transportin rrugor”.

Për qytetarët, këto masa pritet të përkthehen në më pak kohë në trafik, më shumë siguri dhe shërbime më të lehta për t’u përdorur. Megjithatë, suksesi i strategjisë do të varet nga realizimi i projekteve dhe sigurimi i financimeve, një pjesë e të cilave pritet të vijë edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

2030 Euro miliarda publik transporti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.