Një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 ballë ka goditur ujërat pranë prefekturës Iwate në Japoni, duke shkaktuar menjëherë një paralajmërim për cunami në pjesë të gjera të bregdetit verilindor të vendit.
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për prefekturën Iwate, pjesën qendrore të bregdetit të Paqësorit në Hokkaido, si dhe për bregdetin e Paqësorit të prefekturës Aomori. Paralajmërime ka pasur edhe në zona të tjera të Hokkaidos dhe Aomorit, si dhe në prefekturat Miyagi dhe Fukushima.
Kryeministri japonez, Sanae Takaichi, u ka bërë thirrje banorëve në zonat e prekura që të largohen menjëherë drejt zonave më të larta për siguri.
