Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

AKU bllokon disa kilogramë çokokremi “Nudossi” në Shqipëri, konstatohet me salmonelë

11:20 / April 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1496
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i kontroll ushqimor ka bllokuar disa kilogram çokokrem në Shqipëri, Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème, e importuar nga “Lengo Group”.

Kjo ka ndodhur pas alarmit që është dhënë nga Sistemi RASFF për përmbajtje salmonele në këtë produkt, të importuar nga Gjermania.

Në total janë bllokuar 18.3 kg me destinacion asgjësimin e tij.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të njoftimit të kategorisë njoftim informues për ndjekje, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) mbi alertin me temë “Salmonella spp në krem lajthie në kakao” me origjinë nga Gjermania, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème (300 g) mit 36% Haselnüssen ohne Palmöl.
Të dhënat e produktit:
Lot: L 1251838: Data e skadencës 18.09.2026.
Lot: L 1252635: Data e skadencës 26.08.2026.

Emri i subjektit prodhues: “Bartels-Langness Handelsgesellschaft mbH & Co”.

Emri i subjektit importues në Shqipëri: “Lengo Group”.
AKU ka kryer verifikimet përkatëse në subjektin importues ku është konstatuar se sasia e importuar e këtij produkti
– Krem lajthie me kakao”Nudossi Nut Nugat Creme”, me datë skadence .18.09.2026, Lot: L1251838, në sasinë 30 copë me sasi totale 9 kg.
– Krem lajthie me kakao”Nudossi Nut Nugat Creme”, me datë skadece 26.08.2026, Lot: L 1252635, në sasinë 60 copë me sasi totale 18 kg. Sasia totale e importuar për të dyja lotet është 27 kg.
Në subjekt u bllokua sasia prej:
– Krem lajthie me kakao “Nudossi Nugat Creme”, me datë skadence 18.09.2026, Lot: L1251838, 15 copë ose 4.5 kg.
– Krem lajthie me kakao “Nudossi Nugat Creme”, me datë skadence 26.08.2026, Lot: L 1252635, 46 copë ose13.8 kg.

Sasia totale e bllokuar për të dy lotet 18.3 kg me destinacion asgjësimin e tij.

Nga verifikimet e kryera rezulton se sasia e shitur te konsumatori fundor është 8.7 kg për të cilën subjekti ka kryer njoftim në ambientin tregtues.

AKU i bën thirrje konsumatorit që nëse e kanë në gjendje këtë produkt ta kthejnë në pikat e tregtimit ku e kanë blerë.

AKU bllokon çokokremi kilogramë salmonelë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.